E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unë, azilant i 21 janarit

Nga Fatos Mahmutaj

Era e ftohte e pasdites se 3 shkurtit 2011 eshte kujtimi i fundit qe mora me vete nga Shqiperia. Trageti udhetonte ngadale diku pergjate vijes imagjinare qe ndan ujerat e Jonit me ato te Adriatikut, ndersa une shihja sesi tretej pak nga pak Vlora, Kanina, e deri te Maja e Cukes. Ky ishte edhe momenti i fundit qe shikova Shqiperine nga kici i anijes. Pas kesaj biseda me Luanin, nje bashkeudhetar per ne Itali ku do kurohej ne nje spital, do zhvendosej ne bashin e mjetit lundrues, duke pare nga perendimi ne kerkimin me sy te tokes italiane. Luani ishte i qete. E vetmja fushe ku ai mund te fliste me kompetence dhe te me shpjegonte pafundesisht, ishin tregimet me skafe, skafiste, klandestine, trafikante e trafiqe te paligjshme. E degjoja me vemendje ndersa hiqja ne tru paralele mes historive te Luanit dhe asaj times qe kishte nisur me pak se dy jave me pare, por qe kishte marre formen e nje lemshi qe rrotullisej e zmadhohej sa me shume kalonin ditet. Njelloj po ikja edhe une: fshehurazi, me dokumente te falsifikuara. Neper te njejtin det ku deri disa vite me pare skafistet ishin zoterit e plotpushtetshem.

Plagen e plumbit po perpiqesha ta harroja megjithese nga dita ne dite dora po me behej me e zeze, shtohej temperatura, ndersa mjeket ne QSUT me mbushen mendjen se plumbi kishte tejshkuar doren time vetem ne mish, pa me sjelle asnje demtim ne eshtra apo nerva. Grafia qe me dorezuan i vinte vulen cdo hamendesimi tjeter. Ky mendim me shtonte pak notat e optimizmit, pasi fundja plaga nuk do ishte nje shqetesim me teper. Gjashte ditet qe pasuan plagosjen time ne protesten e 21 janarit u mbushen me ecejaket nga studiot e ABC News, ku bera doreheqjen nga puna per shkak te mashtrimit mbi plagosjen time, pastaj vizitat e shpeshta ne spital, ekspertiza mjeko-ligjore, deklarata ne prokurori dhe intervistat e shumta per koleget e mediave perendimore qe kishin zbarkuar ne Shqiperi. Gjate gjithe kohes telefoni nuk pushonte nga telefonatat e miqve dhe te afermve, dhe tek tuk edhe te ndonje dashamiri qe me qante hallin me ndonje bisede kryekeput keqardhjeje.

Mbremjen e se enjtes se dates 27 isha ftuar ne emisionin Top-Story ne Top-Channel. Aty deklarova edhe njehere ate qe kisha pare te ndodhte ne protestat e opozites, duke argumentuar edhe me pamje filmike momentin kur pashe te masakroheshin prej gardistit te cmendur jetet e pafajshme te tre personave, ndersa ne 7 te tjeret sic duket nuk e kishim pasur te shkruar te vdisnim aty. Kjo per faktin se plumbat kaluan vetem pak centimetra nga kokat tona dhe na kursyen jetet.

Dita pasuese ishte lajmeruar te ishte nje proteste paqesore ku opozita do qante viktimat e saj. Mediat e oborrit do shkonin edhe me tej duke u publikuar edhe te zezat e te kaluares se dyshimte te te ndjereve, (psh: fatkeqi Ziver Veizi u paskesh denuar pasi kishte rrahur ish-bashkeshorten qe nuk e kishte lejuar te takonte femijet).

Me vinte per te qeshur kur lexoja ne shtepi artikujt e shkruar nga koleget e mi qe per hir te pages qe firmosin ne bordero (jo rrallehere edhe disa muaj me vonese), perbaltnin te vdekurit e pafajshem te nje tubimi, nga ata qe jemi mesuar te percjellim shpeshhere ne Tirane qe nga viti 1991. Gjate punes time tek nje e perditshme, ku punoja, me kujtohet qe kam publikuar nje vendim te Gjykates se Shkodres ku funksionari demokristian ne kete qytet, i ndjeri Aleks Keka ishte denuar me 50 mije leke gjobe pasi i ishin kapur ne banese kater plumba pistolete qe nuk i perkisnin armes qe ai kishte me leje. Natyrisht qe nje vendim i tille i formes se prere pergenjeshtronte gjithcka kishte shperndare zyrtarisht me zell per mediat Policia e Shtetit nje dite me pare, qe e deklaroi si kontigjent te rrezikshem te denuar ne menyre te perseritur per trafiqe. Kurse politika e djathte ne pushtet duke mbajtur ison e kesaj e perbalti te ndjerin, pasoja te cilat tashme po i vuan familja e tij, duke zvarritur zbardhjen e dosjes.

E premtja-homazh e 28 janarit ishte dite e qete per mua. Per ti paraprire cdo aludimi politik pas asaj qe me kishte ndodhur, vendosa te futesha ne shtepi qe nga mesdita, ende pa nisur protesta, ku nepermjet televizorit ndoqa gjithcka. Paraditen e se shtunes, ndersa ecja pergjate bulevardit kryesor pashe qe ne vendin ku isha plagosur une e vrare tre te tjere, ndodhej grupi i hetimit. I pershendeta prokuroret dhe u tregova shkurtimisht ngjarjen duke ua riprodhuar skenat deridiku. U ndame duke me premtuar se do kryenin nje eksperiment hetimor, kurse persa i perket sigurimit te deshmise time ne gjykate, funksionaret e organit te akuzes, te pranishem ne vendngjarje me pohuan shprehimisht se isht e pamundur te realizohej juridikisht kjo gje, pasi prokuroria ishte e pafuqishme te ekzekutonte urdher-ndalimet per gjashte gardistet e akuzuar. Vetem pak dite me pare kisha qene ne prokurori ku mu desh te denoncoja tentativen e Mjekesise Ligjore per te ndryshuar menyren sesi u plagosa une. Mjaftoi vetem fakti qe une u paraqita ne prokurori qe mjekesia te mos thellonte me tej mashtrimet mbi plagosjen time.

Pas kesaj u drejtova per ne QSUT per te mjekuar plagen, ndersa duke u kthyer me telefonoi nje person, punonjes i policise se Tiranes me te cilin me kishte qelluar qe dy-tri here te isha ulur ne kafe kohet e fundit. Me insistim me kerkoi ti rezervoja kohen per nje kafe, madje menjehere, pasi ishte shume i zene dhe nuk mund te gjente kohe tjeter. Duke qendruar ne vendin ku e kishim lene te takoheshim, vura re qe ai zbriti nga makina me fytyre te vrazhde dhe pa e zgjatur… me vendosi pistoleten ne brinje. E mora si shaka ne fakt, dhe i thashe ti linte lojerat, pasi aty mund te kalonte ndonje njeri qe do shihte skenen dhe do e merrte per seriozisht. Seriozisht e kam, me tha. Instiktivisht e pyeta: Pse? dhe pergjigja erdhi menjehere: Per ato qe flet lart e poshte. Ke filluar ti japesh si shume gojes. I gjendur papritur ne nje situate te tille, duke pare qe kercenuesi po trembej me shume sesa i kercenuari dhe tashme pistoleta ishte futur te rripi i pantallonave nga pas, e pyeta se cfare kisha folur dhe ku.E di vete ti se je djale i zgjuar. Ja andej neper ekrane dhe me prokuroret ne rruge, me tha. Mesazhin e dha. Duke u larguar nga une skermiti neper dhembe: Ki kujdes se nuk e ke te gjate keshtu sic e ke nisur.

Nuk po e merrja vesh cfare po ndodhte, por as nuk po gjeja dot se cila ishte arsyeja qe me kishin derguar per te kercenuar nje person qe ne fakt u tremb me shume se une! Nuk e di me cfare nderi do ja kene shperblyer atij veprimin prej kamikazi. Te vetmen rruge qe kisha ato momente ishte te denoncoja ne polici apo te ikja per shtepi. Zgjodha kete te fundit pasi e dija qe denoncimi ne polici do te ishte i kote. Deshmitare nuk kisha dhe per me teper ngjarja mund te perdorej si nje lajthitje e imja, cka me pas do te zbehte deshmine time per ngjarjen e 21 janarit. Gjate punes si gazetar kam pasur shume kercenime, qe nuk i kam marre seriozisht; kam shkruar mjaft artikuj per deshmitare te kercenuar, por nuk e kisha menduar se njelloj si personazhet e mia do te gjendesha edhe une nje dite. Ne fillimin e rruges Mine Peza ku banoja, hyra neper dyqane te agjencive te udhetimit per te pyetur rreth cmimeve te biletave. Ndoshta do me duhej te udhetoja. Me teper per te kuruar doren qe me enjtej gjithnje e me teper nga dita ne dite. Pas rreth nje ore shkova ne shtepi.

Mengjesin e se henes me merr ne telefon nje miku im qe punon ne policine e Aeroportit te Rinasit. Dukej i tensionuar pasi biseden e nisi me: Eh shyqyr qe te kapa. Po ku je more se kam dy dite qe i bie telefonit tend dhe me del nje tjeter person. Ne fakt kishte te drejte. Pak dite me pare kisha dorezuar numrin cel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›