Felaj: Genc Ruli shkeli ligjin

Kompania pas së cilës qëndron bashkëshorti i deputetes demokrate Rajmonda Bulku, figuron të jetë firma që Genc Ruli, ka favorizuar për të fituar të drejtën e dhënies me koncesion për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumen Benc Progonat të rrethit të Tepelenës. Ky është fakti i publikuar nga deputetja socialiste Ermonela Felaj, e cila shton, se për ta shpallur fituese u shkelen te gjitha procedurat. Jo vetëm kaq , por sipas Felaj, Ruli skualifikoi një kompani italiane, pezullimi i së cilës dhe pse u cilësua si i padrejtë nga Agjencia e Prokurimit publik dhe avokati i prokurimeve, sërish nuk arriti te merrte të drejtën për të ndërtuar hidrocentrale ne këtë zonë. Sipas deputetes Socialiste, ish ministri i Ekonomisë dhe Energjikes, ka shkelur ligjin njëlloj si shumica e ministrave në pushtet.
Shpërndaje