Meta reagon pas videos korruptive
Pas publikimit te një video, ku zv/kryeministri i kërkon favore korruptive klienteliste ministrit te Ekonomisë Dritan Pifti, Ilir Meta ka reaguar duke u shprehur se i është drejtuar kryetares se kuvendit Topalli duke dorëzuar vullnetarisht imunitetin, për tu hetuar, por nuk do te japë dorëheqjen nga posti i tij. Gjate një komunikimi me mediat, Meta tha se pamjet e transmetuara me ane te çimkave, janë montazh dhe përkthim shqip-shqip i buzëve te tij dhe kane për qellim denigrimin e figurës se tij politike. Ne këtë video e cila rezulton te jete regjistruar ne zyrën e ministrisë se ekonomisë, ne kohen kur Meta ishte ministër i jashtëm, ky i fundit i kërkon Dritan Priftit, emërime ne administrate por edhe favorizime për kompani te caktuara, qe kane marre pjese ne koncesionet e hidrocentraleve. Meta thotë se ka qene ne dijeni te kësaj videoje, madje prej disa javësh ka vene ne dijeni edhe kryeministrin Berisha. Ne videon e regjistruar, zoti Meta i kërkon nënkryetarit te asaj kohe te partisë se tij, Dritan Prifti, anulimin e një tenderi, për t'ia dhënë një kompanie tjetër, edhe pse çështja është ne proces gjyqësor. Për këtë flitet edhe për një shume 700 mije euro, ndërsa kërkohet edhe një licence hidrocentrali. Ne materialin e transmetuar zëvendëskryeministri gjithashtu shprehet se e ka zgjidhur gjithçka me kryeministrin Berisha madje edhe kryetaren e Gjykate se Larte Shpresa Becaj, se cilës i ka emëruar vajzën ne një ambasade.
Shpërndaje