E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Aleksis Saçez është i Barçës

Kampionia i Spanjës dhe Europës Barcelona ka arritur marrëveshje me klubin italian Udineze për blerjen e sulmuesit kilian Aleksis Sançez për 26 milionë euro. 22 vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare ka bërë të ditur klubi në një komunikatë për shtyp. Marrëveshja mund të arrijë në total 37.5 milionë eurosh, në varësi të paraqitjeve të lojtarit. Sançez, i cili do të jetë kiliani i parë që luan për Barcelonën do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do të prezantohet të hënën. Sançez luajti për Udinezen nga 2008 ndërsa sezonin e kaluar u votua si futbollisti më i mirë në Serie A pas shënimit të 12 golave në 31 ndeshje. Ai kërkohej edhe nga klubet angleze Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, por muajin e kaluar theksoi se dëshiron “Barcelonën ose asgjë”. Sançez është përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ri ndërsa në repartin sulmues i bashkohet yllit Lionel Mesi, David Vijas dhe Pedros.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›