E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felps: Kurrë më 8 gara për 8 të arta

Natari amerikan, Majkëll Felps, kampioni
simbol i Olimpiadës së Pekinit, me tetë
medaljet e tij, ka thënë se nuk do të synojë "kurrë
më" të fitojë tetë fitore brenda
të njëjtit kompeticion. 23-vjeçari
ka shijuar disa muaj lavdi dhe një
lumë dollarësh pas Pekinit. Atij i
kanë kërkuar të reklamojë gjithçka,
dhe në një treg si ai amerikan, Felps
ka mundur të japë imazhin e tij nga
patatinat te picat speciale, të cilat
kanë shijen më të mirë që ekziston,
nga kompjuterët më të shpejtë në
botë te prodhimet për të pastruar pishinat. Një
gjë është e sigurt: nuk ka më ndërmend të provojë
të arrijë rekordin e tij të Pekinit. "Nuk do
të notoj kurrë më në tetë disiplina të ndryshme,
për të fituar gjithçka, është shprehur Felps. Jam
i sigurt se eventi im i fundit në këtë drejtim do
të jetë Olimpiada e Pekinit. Në këtë
mënyrë do të kem më shumë kohë
për veten, për të pasuruar përvojën
time në gara të tjera. Do të më
pëlqente që të rikthehesha si pjesë
e skuadrës dhe të përjetoja deri në
fund këtë përvojë, pasi argëtimi do
të ishte i madh. Për të arritur deri te
tetë medaljet e Lojërave të Pekinit,
jeta ime nuk ka qenë tjetër veçse
ushqim, gjumë dhe not. Asgjë më shumë se
kaq". Kësaj jete tashmë i ka thënë lamtumirë
edhe i madhi Majkëll Felps.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›