Gëzim Hajdari, poeti i migrimit
Gëzim Hajdari konsiderohet ndër poetët më të mirë kontemporanë të gjallë. Lindur në Lushnjë, prej vitit ‘93 jeton në Frosinone të Italisë. Shkruan në italisht dhe në shqip. Në një poezi të lirë, trajton temat e emigrimit, të vetmisë dhe udhëtimit, por edhe raportet e tij me kulturat në të cilat jeton. Ka marrë disa çmime italiane e ndërkombëtare dhe poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë.
Ju keni nisur të thurni poezi duke nisur që nga periudha e regjimit komunist. Si priteshin në atë kohë poezitë tuaja?
Kam nisur të shkruaj shumë shpejt, që nga kohërat e liceut, por librin tim të parë kam arritur ta publikoj vetëm një muaj para rënies së regjimit. Përmbledhja titullohej "Antologjia e shiut". Sigurisht që u shoqërua edhe me probleme të tipit politik, censurë, mungesë lirie. E kisha përgatitur për publikim në vitin ‘85, por e kisha të pamundur ta botoja, sepse aty nuk kishte poezi që t‘i thurnin lavde partisë, rolit të saj dhe të socializmit etj. Për ta publikuar më kërkonin të modifikoja jo pak gjëra. Edhe titulli nuk u pëlqente. Drejtori i shtëpisë botuese "Naim Frashëri" më thoshte se simbolizonte antologjinë e lotëve, që ishte në kontradiktë me fitoret e Partisë Komuniste dhe të socializmit në Shqipëri.
Si ndodhi që u transferuat në Itali?
Unë kam mbërritur në Itali në vitin ‘93, pasi në Shqipëri kisha marrë kërcënime me vdekje. Merresha me politikë, isha ndër eksponentët e parë të Partisë Republikane. Shkruaja në të përditshmen "Republika", ku denoncoja krimet e politikës, por edhe abuzimet e regjimit postkomunist shqiptar. Për pasojë u detyrova të largohem prej Shqipërisë, prej një vendi që nuk kishte arritur të ndryshonte në mënyrë radikale. Mendoj se akoma edhe sot nuk ia ka dalë mbanë, pavarësisht se kanë kaluar rreth 20 vite ende nuk shihen gjeneratat e reja.
Pavarësisht zhgënjimit tuaj të madh, në poezitë tuaja ndihet shumë Shqipëria...
Po, sigurisht, ndryshe nga sa lexohet nëpër gazeta, poezia ime nuk është italiane, është një gërshetim kulturash, siç guxonin të bënin edhe humanistët e mëdhenj. Shqipëria është pjesë e imja, është pjesë e trupit tim, e fjalëve të mia. Por kjo nuk duhet të ngatërrohet me të qenit nacionalist. Unë nuk jam nacionalist. Ne jemi përçues të kulturës sonë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi shqiptarë e qytetarë të botës. Duhet të respektojmë kufijtë tanë, atdheun, por duhet edhe t‘i tejkalojmë ato.
Në poezitë tuaja perceptohet një dimension shumë i universalizuar i Shqipërisë mes vendit tuaj të lindjes dhe elementeve mjaft origjinale që vështirë se i gjen në poezinë bashkëkohore shqiptare...
Janë simbolet, pjesë e vendit tim që e transformojnë në një temë universale. Është lidhja me vendin tënd, me rrënjët, me lidhjet emocionale me vendin ku kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime. Me elementët e natyrës, qëllimi im ka qenë të rikuperoj elementet mistike të lidhjes mes nesh, kozmosit dhe natyrës. Janë këto elemente që më tërheqin shumë.
Pas rënies së regjimit, ka shumë të rinj shqiptarë që shkruajnë poezi. A e ndiqni ju këtë fenomen?
Nuk besoj se mund të shkruash poezi duke "vdekur" në Tiranë, duke shëtitur nga një bllok pallatesh në tjetrin, nga Liqeni Artificial para Kryeministrisë... Poezia duhet të zhvishet nga lidhjet nacionale, dhe duhet të nisë fluturimin, të tejkalojë kufijtë e kombëtares. Koha është ajo që sjell me vete tendencat e reja. Për momentin më duket se vitet e gjata të izolimit dhe direktivat e komunizmit kanë lënë një shije mjaft negative që mendoj se është e vështirë të çlirohesh prej tyre në shumë pak kohë.
Ju shpesh shpreheni se në Shqipëri edhe sot ndihen principet e realizmit socialist. Vitet e fundit janë bërë përpjekje të vazhdueshme për t‘u çliruar nga realizmi socialist...
Kultura shqiptare, brenda dhe jashtë, vazhdon të ofrojë pseudomitet e realizmit socialist, si simbole të letërsisë moderne shqiptare. Shumë shkrimtarë paraqiten si mbrojtës të të drejtave njerëzore, kur dihet që deri dje kanë shkruar poema për luftën e klasave. Bëhet fjalë për artistë të Enver Hoxhës që nuk bënë asgjë kundër sakrifikimit të 146 intelektualëve nga regjimi. Artistët e Hoxhës, mirë apo keq kanë hyrë në histori dhe duhet të mbesin. Po nuk duhet të vazhdojmë t‘i konsiderojmë si vlera absolute.
Në poezinë tuaj ka një zemërim ndaj Shqipërisë që nuk kujdeset për kulturën shqiptare që prodhohet jashtë kufijve, edhe pse gjithnjë e më shumë po kthehet në një fenomen të konsoliduar...
Kjo vjen sepse unë nuk i këndoj Shqipërisë së sotme, por diçkaje mitike. I këndoj një Shqipërie siç do të kisha dashur të ishte. Siç e ëndërronin humanistët shqiptarë. Shqipërisë së lirisë së fjalës, të ligjeve, të demokracisë, të njerëzve të ndershëm që respektojnë tjetrin. Shqipëria, megjithatë, është ndërtuar prej emigrantëve, atyre që kanë jetuar në emigrim. Ata që jetuan në Tiranë, i thurën vargje vetëm Tiranës dhe nuk kanë përftuar ndonjë gjë të madhe prej kësaj.
Ju konsideroheni si poeti migrues, si ju duket ky përcaktim?
Po, sigurisht. Të thërritesh poet migrues është një nder i madh, është një privilegj, sepse do të thotë të thotë të të vendosin në të njëjtin plan me Barikon për shembull. Është një nder i madh sepse të gjithë poetët e mëdhenj mistikë kanë qenë migrues. Poezia migruese është diçka që lëviz, që transformohet është shqiptare sa është edhe universale, i përket botës e jo vetëm Shqipërisë.
Si jetoni mes dy gjuhëve dhe dy vendeve?
Të shkruash në dy gjuhë është një stimul më shumë, është një liri përfundimtare. Do të thotë të matesh me botën, por pa harruar "të folurën amënore", siç thoshte Dante. Për mua ishte e dhimbshme që u detyrova të braktisja vendin, duke m‘u dashur të përballoj punë të ulëta, për të ndjekur studimet universitare, të shkruaja si në shqip dhe në italisht duke e bërë këtë me peshën e imazhit më të keq të Shqipërisë pa mbështetjen më të vogël të shtetit shqiptar. Por kishte edhe një arsye pragmatike. Në Itali jetojnë 500 mijë shqiptarë po asnjë s‘i lexon librat e mi. Gjithë lexuesit e mi janë evropianë dhe nga vende të ndryshme të botës. Kështu që duke pasur nevojë për lexues, fillova të shkruaj në italisht. Gjenerata e dytë ose e tretë e shqiptarëve me siguri që do të fillojë të merret me kulturën dhe identitetin, prindërit e tyre janë shumë të zënë duke menduar për mbijetesën materiale.