Mesi refuzon Realin e Madridit
Lamtumira e Ramon Kalderon
ka rindezur zërat për një merkato
të fuqishme në prag të sezonit
të ardhshëm. Sipas një
pjese të shtypit iberik, madrilenët
po përgatisin një goditje të madhe,
një mes Kristiano Ronaldos,
Kakasë dhe Mesit. Asi argjentinas
i Barcelonës i ka hedhur ujë
zjarrit nëpërmjet babait të tij
menaxher, Horge: "Leo ndihet
mirë te Barcelona, nuk do të shkojë
te Real Madridi. Mund të
thonë çfarë të duan, por Leo e ka
fjalën e fundit dhe është shumë,
shumë i lumtur në Kamp Nou".
Madje, për të shuar këto tentativa,
klubi blaugran do të miratojë
një tjetër rritje të termave të kontratës
për sezonin e ardhshëm
dhe do të fiksojë një klauzolë prej
200 milionë eurosh për prishjen
e saj. Po dje, ka reaguar edhe trajneri
i Barcelonës, Pepe Guardiola,
i cili është përpjekur të mos
flasë për të ardhmen e sulmuesit
argjentinas, por ka siguruar se
shqetësohet "vetëm për lumturinë
e tij". Ditët e fundit është
hedhur hipoteza se një prej kandidatëve
për presidencën e Real
Madridit kërkon të bëjë surprizën
me blerjen e Mesit, dhe ky
mund të jetë ish-presidenti i
"Balanco", Florentino Perez.
"Nuk e di se cili do të jetë presidenti
i Realit të Madridit dhe as
në do të jetë 200 milionë euro
klauzola për prishjen e kontratës
së argjentinasit, apo që do të dojë
të largohet. Ajo që më shqetëson
është fakti që Mesi të jetë i lumtur
te Barcelona", konfirmoi
Guardiola. Tifozeria e Barcelonës
nuk harron që Perez u rrëmbeu
portugezin Luis Figo në vitin
2000, kur ishte një idhull në Barcelonë.
Ky operacion i mundësoi
Perezit fitimin e presidencës. Por
Guardiola është shfaqur skeptik,
që një gjë e tillë të përsëritet, këtë
herë me protagonist Mesin.
"Nuk e di nëse Perez ka motive
për ta bërë një gjë të tillë. E vetmja
gjë që më shqetëson është
që Mesi të jetë i lumtur, me
familjen e tij dhe te Barcelona.
Skuadra do të vazhdojë t‘i dojë
të mirën", u shpreh ai.
ka rindezur zërat për një merkato
të fuqishme në prag të sezonit
të ardhshëm. Sipas një
pjese të shtypit iberik, madrilenët
po përgatisin një goditje të madhe,
një mes Kristiano Ronaldos,
Kakasë dhe Mesit. Asi argjentinas
i Barcelonës i ka hedhur ujë
zjarrit nëpërmjet babait të tij
menaxher, Horge: "Leo ndihet
mirë te Barcelona, nuk do të shkojë
te Real Madridi. Mund të
thonë çfarë të duan, por Leo e ka
fjalën e fundit dhe është shumë,
shumë i lumtur në Kamp Nou".
Madje, për të shuar këto tentativa,
klubi blaugran do të miratojë
një tjetër rritje të termave të kontratës
për sezonin e ardhshëm
dhe do të fiksojë një klauzolë prej
200 milionë eurosh për prishjen
e saj. Po dje, ka reaguar edhe trajneri
i Barcelonës, Pepe Guardiola,
i cili është përpjekur të mos
flasë për të ardhmen e sulmuesit
argjentinas, por ka siguruar se
shqetësohet "vetëm për lumturinë
e tij". Ditët e fundit është
hedhur hipoteza se një prej kandidatëve
për presidencën e Real
Madridit kërkon të bëjë surprizën
me blerjen e Mesit, dhe ky
mund të jetë ish-presidenti i
"Balanco", Florentino Perez.
"Nuk e di se cili do të jetë presidenti
i Realit të Madridit dhe as
në do të jetë 200 milionë euro
klauzola për prishjen e kontratës
së argjentinasit, apo që do të dojë
të largohet. Ajo që më shqetëson
është fakti që Mesi të jetë i lumtur
te Barcelona", konfirmoi
Guardiola. Tifozeria e Barcelonës
nuk harron që Perez u rrëmbeu
portugezin Luis Figo në vitin
2000, kur ishte një idhull në Barcelonë.
Ky operacion i mundësoi
Perezit fitimin e presidencës. Por
Guardiola është shfaqur skeptik,
që një gjë e tillë të përsëritet, këtë
herë me protagonist Mesin.
"Nuk e di nëse Perez ka motive
për ta bërë një gjë të tillë. E vetmja
gjë që më shqetëson është
që Mesi të jetë i lumtur, me
familjen e tij dhe te Barcelona.
Skuadra do të vazhdojë t‘i dojë
të mirën", u shpreh ai.