E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinjo në stol. Rikthehen fantazmat?

Seria A rinis pa Ronaldinjon.
Kjo duket se do të jetë
e reja e fundit për sfidën mes
Milanit dhe Bolonjës të dielën
pasdite. Këto ditë, Karlo Ançeloti
dhe numri 80 i kuqezinjve, kanë
gjetur një mënyrë për t‘u takuar,
për të diskutuar së bashku mbi disa
aspekte, që kanë nevojë të
përmirësohen. Për më tepër, "Il
Gaucho" do të duhet ta nisë nga
pankina.
Dinjo, jashtë
Ronaldinjo nuk shënon që prej
30 nëntorit 2008, në takimin Palermo-
Milan, kur realizoi golin e flamurit
në një ndeshje të humbur
3-1. Për më shumë, grumbullimi
për përgatitjet dimërore në Dubai
nuk ka ndikuar për mirë. Në
ndeshjen kundër Romës, Dinjo u
zëvendësua, kur rezultati ishte
ende në favor të Milanit. Në çastin
e daljes nga fusha, Ronaldinjo
nuk dukej shumë i lumtur për
zgjedhjen e teknikut dhe që aty
vjen edhe përjashtimi nga ndeshja
me Fiorentinën për një javë nën
efektin e gripit. Më tej, kundër Hanoverit,
në miqësore, duket se nuk
është pëlqyer shumë paraqitja e
yllit brazilian, i cili, kur mësoi se
bëhej fjalë për një ndeshje testuese,
ka menduar që të mos lodhet
shumë, duke tentuar të bëjë
disa numra të tij me topin, por pa
shpenzuar shumë energji. "Il Gaucho"
po rikuperonte ngadalë një
nivel atletik jo të mirë, pasi kur erdhi
te Milani ishte në gjendje fizike
kritike. Duket se intensiteti i
madh i stërvitjes në Dubai e ka
rënduar gjendjen fizike, në vend
që ta bënin atë më brilant.
"Kokë më kokë"
Më parë, kishte bërë një paraqitje
zhgënjyese ndaj Romës dhe
Fiorentinës, ku u desh të zëvendësohej,
edhe pse u duk i mërzitur
nga veprimi i trajnerit. Duke parë
këtë situatë, trajneri Ançeloti ka
kërkuar që të ketë një takim mes
tyre: 15 minuta bisedime në Milanelo,
në të cilin të dy kanë analizuar
situatën në çdo pikëpamje,
që nga gjendja shpirtërore deri te
gjendja fizike. Me llogaritë e bëra
pas një fillimi jo shumë befasues,
vetëm nëntë gola të shënuar, braziliani
ka bërë një hap prapa: është
më pak protagonist në lojën e
Milanit. Pas përgatitjeve në Dubai,
deklaroi se, "tashmë ndihem perfekt
nga ana fizike". Por në realitet,
stërvitja dimërore me shumë
ngarkesë i ka rënduar shumë në
këmbë.
11-shja anti-Bolonja
Pas "shakasë" së kombinuar
nga çifti Di Vaio-Valiani, Ançeloti
vendos të mos rrezikojë, duke e
aktivizuarnga minuta e parë gjashtë
yjet e tij të famshëm. Ronaldinjo
do të akomodohet në
pankinë. Në vendin e tij do të luajë
Sedorfi, më i avancuar pranë
Kakasë, me Paton si sulmues të
vetëm. Në mesfushë Bekham, sërish
më i preferuar se Flamini, me
Pirlon e Ambrozinin. Më në fund,
një ndryshim në mbrojtje. E reja
nuk është Abiati, i cili, pas prezantimit
të mirë me Fiorentinën, është
konfirmuar mes shtyllave, por
debutimi si titullar i Senderos në
qendër të mbrojtjes. Për shkak të
skualifikimit të Jankulovskit, Favali
do të duhet të zbresë si mbrojtës
i krahut të majtë me Maldinin dhe
Senderosin në qendër dhe Zambrotën
në të majtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›