E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie alarmi kuqezi! Demtohet Lorik Cana

Nuk kishte sesi te mos niste me keq pjesa e dyte e gushtit per Kombetaren kuqezi. Kapiteni i Marsejes, Lorik Cana. eshte demtuar gjate ndeshjes se fituar kunder norvegjezeve te Bran Bergenit (1-0), e vlefshme per turin e trete eliminator te Liges se Kampioneve. Mesfushori kosovar (keshtu e thekson, faqja franceze football.fr) u zevendesua qysh ne pjesen e pare te ndeshjes, per shkak te nje perdredhje te gishtit te madh te kembes se majte. Lorik Cana mund t'i mungoje fushave te futbollit per te pakten dy jave dhe ky eshte nje shqetesim si per jugoret e Frances ashtu dhe per perfaqesuesen tone te futbollit. Cana eshte i pasigurt edhe per ndeshjen e Olimpikut te Marsejes kunder Okserit ne kampionatin francez, dhe pritet te zevendesohet ne 11-shin e nisjes nga Sharl Kabore, i cili e zevendesoi edhe ne ndeshjen kunder Bran Bergenit, ku disa vite me pare ka luajtur per kete ekip edhe sulmuesi aktual i Tiranes, Migen Memelli. Lorik Cana eshte thirrur per ndeshjen miqesore kunder Lihtenshtejnit, takim qe do te luhet ne Tirane, me 20 gusht ne "Qemal Stafa" (20:45), dhe demtimi mund te perbeje shqetesim per trajnerin holandez te Shqiperise, Ari Han, i cili, pervec lenies jashte te disa prej emrave me te spikatur te formacionit kuqezi, do t'i duhet te perballet dhe me faktin se njera nga shtyllat e perfaqesueses nuk do te mund te vije ne miqesore. Megjithate, kosovari i kuqezinjve mund te rikuperohet ne kohe, por do te ishte e veshtire per lojtarin per te qene prane skuadres kuqezi, pasi Marseja do te bente nje oponence te forte, pasi nuk kerkon qe kapiteni i saj te rrezikoje me shume per nje takim miqesor te ketij niveli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›