E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia merr papritur dy medalje ari, Kina vazhdon dominimin olimpik

Italianja Kiara Kainero ka fituar medaljen e arte olimpike ne disiplinen e qitjes me pjatel. Kaneiro ka fituar 93 pike, aq sa kane pasur edhe amerikanja Kimberli Rode, e vendit te dyte dhe gjermanja, Kristine Brinker, e vendit te trete. Megjithate garuesja italiane ishte me e mire ne qitjet shtese, te cilat edhe vendosen pe renditjen perfundimtare. Gjimnasti kinez, Jang Vei ka fituar medaljen e arte ne shumegaresh ne Lojerat Olimpike ne Pekin, duke fituar 94.575 pike. Kjo eshte medalja e dyte e arte per Jang Vein, pasi dy dite me pare ai u stolis me medalje edhe ne garen ekipore. Para tete vjetesh ne Sidnei, Jang Vei fitoi medaljen e argjendte ne shumegaresh dhe medaljen e arte ne garen ekipore. Eshte interesant fakti, se Jang Vei eshte vetem gjimnasti i dyte kinez, i cili ka fituar medaljen e arte olimpike ne shumegaresh. Para tij nje gje te tille e arriti Li Xiaoshuang ne Atlante ne vitin 1996. Medalja e argjende i takoi japonezit, Kohei Ushimura, derisa medalja e bronzte francezit, Benoit Karanobe. Kinezja Zhang Juanjuan ka fituar medaljen e arte ne shigjetari, duke e lene pas vetes garuesen nga Koreja e Jugut, Park Sung-hjun. Zhang Juanjuan fitoi 110 pike nga 120 te mundshme. Nderkaq vendi i trete dhe medalja e bronzte ne kete gare i takoi garueses nga Koreja e Veriut, Jun Ok-hi. Nderkohe, ne basketboll, "Dream Team" i SHBA-ve ka shpartalluar Greqine me rezultatin e thelle 92-69. Per amerikanet pikashenuesit me te mire ishin Kobi Brajant dhe Kris Bosh me nga 18 pike, ndersa per greket Papalukas me 15 pike. Tjeter buje ka sjelle eliminimi i Roxher Federerit

Skandali

Mundesi me origjine armene, por qe garon per Suedine, ka bere nje gjest te shemtuar antisportiv duke lene ne toke medaljen e bronzte, pasi pretendoi nje gabim te gjyqtareve ne ndeshjen kunder italianit Minguxi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›