E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare dhe Erion Bogdani, bashke te Lacio?

Igli Tare ne bankine si drejtor teknik dhe Erion Bogdani ne vijen e pare te sulmit ne fushe te Lacio? Edhe pse ne pamje te pare eshte nje lajm i radhes. Do te ishte vertet bukur. Skuadra e dyte e kryeqytetit italian "pushtohet" nga shqiptare. I pari me kravate dhe tjetri me kepuce me thumba. Ish-kapiteni i Kombetares, Tare dhe ish-sulmuesi i Livornos, Bogdani, jane produkte te shkolles se Partizanit dhe nje ribashkim i dy "kullave (binjake)" te Lacio do te ishte nje gje vertet intriguese. Kujtimet e largeta te cojne edhe te Loro Borici, edhe pse legjenda shkodrane e Vllaznise dhe e Partizanit ka luajtur gjate viteve te luftes me bardhekalterit. Gjithsesi, mund te ndodhe qe Bogdani te jete pjese e skudres se presidentit Lotito pavaresisht se ne kohe merkatoje, deri para nenshkrimit zyrtar, gjithcka eshte pjese e rotativit te tregut mediatik. "Lacio eshte duke kerkuar informacione per Pelisierin, dhe para se gjithash per Bogdanin. Per sulmuesin shqiptar do te flitet ne ditet e ardhshme", - shkruante violanees.it. Tare mund te vendose jo pak ne te ardhmen e Bogdanit. Per momentin te dy kane nje "feeling" te perbashket. Qe i lidh me Kombetaren kuqezi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›