E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femija i tete i Rod Stewart

Rod Stewart ka prezantuar për herë të parë në publik djalin e porsalindur, në një foto së bashku me bashkëshorten e tij, Penny Lancaster, në revistën ‘Hello’.

Fëmija, i quajtur Aiden, është i dyti i këngëtarit 66-vjeçar me partneren e tij 39-vjeçare. Cifti ka dhe një djalë tjetër me emrin Alistar (5 vjeç). Vetë këngëtari ka gjithsej 8 fëmijë.

Aiden ka lindur më 16 shkurt dhe Stewart thekson se ky është fëmija i tij i fundit: “Nuk do të kem fëmijë të tjerë, përndryshe do më duhet të jap koncerte deri në moshën 90-vjeçare.”

Gjithsesi, këngëtari pranon që vendimi për të tjerë pasardhës i përket bashkëshortes së tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›