E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, mbrëmja Galatë ardhurat për fëmijët që vuajnë nga autizmi

KORCË- Trupa e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit shfaqi në teatrin Andon Zako Cajupi në Korcë mbrëmjen Gala.

Bëhet fjalë për një ndërthurje mes baletit modern edhe klasik. Publiku korcar mirëpriti mes duartrokitjesh të shumta ‘Liqenin e mjelmave’ të Cajkovskit, por edhe arien e ‘Traviates’ të Verdit, edhe mjaft pjesë të tjera.

Kjo premierë u ndoq nga një numër i madh artedashësish korcarë. Të ardhurat e mbledhura nga aktiviteti i zhvilluar do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga semundja e autizmit.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›