E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri drama te reja shqip ndermjet kufijve

Konkursi i Drames Kombetare Katarina Josipi ne Prishtine shpall fituesit. Nga Shqiperia fitues eshte Ridvan Dibra

Konkursi per Dramen Kombetare Katarina Josipi organizuar nga Teatri Kombetar i Kosoves shpalli dje rezultatet. Juria e perbere nga Hida Halimi shkrimtare Musa Ramadani shkrimtar dhe kritik i teatrit Arta Kallaba regjisore Jeton Neziraj dramaturg dhe Shkelzen Maliqi publicist shqyrtoi fillimisht 29 drama nag 27 autore seleksionoi 11 syresh dhe mes tyre vazhdoi konkurrimi.


Te dielen u njoftua se jane 3 tekstet fituese monodrama Vrasja e Mushkonjes e Xhevdet Bajres cmimi eshte 3600 euro drama Citycide e Eli Krasniqit me vlere 2400 euro dhe Na te birte e shekullit te ri e Ridvan Dibres ne vlere prej 1200 eurosh.


Monodrama e Bajrajt eshte vleresuar per nje kulture te shkrimit postmodern ku filozofia poetika dhe shumesia e kuptimit metaforik pasqyrojne realitetin e mjedisit shoqeror dhe te bashkekohesise. Xhevdet Bajraj eshte poet i njohur dhe kete sprove te tij te pare ne dramaturgji e ka realizuar ne vargje te lira.


Ne veper shpalosen opinione dhe meditime te mprehta mbi bashkekohesine gjendjen shpirterore mjerimin e jetes luften. shte ky nje monolog i hapur i cili hap shtigje te shumta te dialogut mes individit dhe shoqerise jo vetem ne permasat kombetare por edhe ato globale.


Citycide e Eli Krasniqit eshte nje drame per vdekjen. Juria e quan nje perralle bashkekohore qe na kujton legjendat dhe epiken e lashte mbi heroin i cili synon ta mposhte vdekjen duke synuar qe ta gjeje misterin e vdekjes ne menyre qe te behet i pavdekshem... Citycide eshte nje drame e cila tematikisht e pasuron dramaturgjine shqipe.


Na te birte e shekullit te ri e Ridvan Dibres eshte drame njeakteshe. Nje cifti bashkeshortesh papritur i crregullohet jeta pasi duhet te kujdeset per babain e burrit qe kane rene ne koma. Gjate kesaj kujdestarie cifti zbulon zbrazetiren dhe artificialitetin e raportit bashkeshortor qe me sa duket eshte i pariparueshem.


Drama e vendit te pare futet ne repertorin e Teatrit Kombetar te Kosoves vitin e ardhshem. Kurse tekstet fituese botohen ne nje vellim gjate ketij viti.


shte edicioni i trete i Konkursit Katarina Josipi dhe organizatoret mendojne se po behet institucion kulturor stimulues dhe vleresues gjithnje e me cilesor dhe me kredibel.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›