Flijohet per borxhin 48-vjecari
Fier- Borxhet dhe varferia dyshohet se jane shkaqet qe kane cuar nje 48 vjecar nga qyteza e Roskovecit drejt veteflijimit. Familjaret derguan ne spitalin e Fierit rreth ores 23:00 te mbremjes se enjte ne gjendje te renduar Qamil Xhafen, babain e tre femijeve. Por edhe pas nderhyrjes se mjekeve, ai nuk eshte mbajtur dot ne jete, pasi helmi i perdorur, fostoksine, kishte dhene efektin vdekjeprures. Policia nisi hetimet dhe mori deshmine e familjareve, te cilet pohuan se 48-vjecari kishte veshtiresi ekonomike per te jetuar dhe ishte i papune.
Mbremjen e se enjtes Qamil Xhafa kishte qene per vizite tek kunati i tij. Pas darkes ai eshte kthyer per ne shtepi dhe mendohet se gjate rruges ka kaperdire edhe helmin. Familjaret i thane policise se rreth ores 22:00 vune re shenjat e nje helmimi tek 48-vjecari qe kishte kaluar ne agoni. Menjehere e kane derguar ne spitalin e Fierit per kurim. Mjeku toksikolog Kilo Stoja, pohoi per gazeten "KJ" se pacienti mberriti ne repartin e Patologjise me te vjella e puls shume te dobet. Edhe pse i eshte dhene ndihma e pare mjekesore, Xhafa ka nderruar jete pak pas ores 23:00.
Burimet policore thane se 48 vjecari ishte i varfer dhe kishte probleme ekonomike per shkak edhe te borxheve qe nuk i shlyente dot. Familjaret thane se gjate muajve te fundit i ndjeri kishte shfaqur depresion dhe nuk kishte mundesi punesimi. Nje grup hetimor po verifikon rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes se ndodhur. Ne pyetje eshte marre edhe kunati i viktimes, tek i cili Qamil Xhafa kishte kryer dhe viziten e fundit, para se te vetehelmohej.
Xhemil Beharaj