E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femije te klonuar pas dy vjetesh?

Debate te medha ka ndezur deklarata e nje mjeku amerikan, qe ka klonuar 14 embrione njerezore, 11 prej te cilave i ka vendosur ne mitren e 11 grave. Gjithcka u be e ditur nga nje interviste e mjekut Panayotis Zavos, ne te perditshmen "Britain's Indipendent". Sipas tij, asnje prej grave nuk rezultoi te kishte nje shtatzeni te suksesshme, e megjithate, ky eshte hapi i pare drejt krijimit te qenieve te para njerezore, te klonuara nga qelizat e lekures se njerit prej prinderve. "Nese do te kemi perpjekje maksimale, besoj se brenda dy vjetesh do te kemi femije te klonuar. I gjithe qellimi, eshte qe t'u vihet ne ndihme njerezve. Njerezit e pasur dhe te famshem, si psh., Michael Jackson dhe Michael Jordan, nuk perfshihen ne kete projekt", tha gjate intervistes mjeku Zavos. Mesohet se klonimi eshte filmuar me kamera, ndersa eshte kryer ne nje laborator sekret ne Lindjen e Mesme. Deri tani, shume cifte kane kontaktuar me mjekun qe zgjidh problemet e fertilitetit. Megjithate, procedura te tilla jane ilegale ne Britanine e Madhe dhe ne shume vende te tjera te botes. Tanime, e gjithe ceshtja po vertitet rreth asaj, se sa e sigurt eshte kjo metode, pasi mund te rezultoje me defekte te lindura. Nuk kane munguar edhe deklaratat nga komunitetet fetare, qe e cilesojne kete gje ne kundershtim te plote me rregullat e Zotit. Shkencetari gjithashtu ka zbuluar se mes embironeve, kishte edhe embirone nga njerez te vdekur, perfshire ketu edhe nje vajze te vogel 10-vjecare qe ka humbur jeten pak kohe me pare. Vogelushja Cary vdiq nga nje perplasje me makine ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ndersa qelizat e gjakut te saj u ngrine e mandej iu derguan doktor Zavos. Embrioni nuk do te futet ne mitren e ndonje gruaje, por mjeku eshte e mendimit se qelizat e Cady-t mund te bashkohen me vezet e nje femre, ne menyre qe te krijohet kloni i vogelushes qe humbi jeten ne menyre tragjike. E ema e Cady, tha se do te jepte lejen e saj per kete veprim, nese embrioni hibrid i femijes se saj, mund te conte nje femije tjeter. Nderkaq, Josephine Quintavalle, drejtoreshe e Keshillit te Etikes, shprehu qendrimin se shkencetari ne fjale duhet te mendoje me shume, ne lidhje me interesat e kloneve qe do te lindin. "Duhet te pyesni me pare veten, se perse nevojitet ky klonim. Eshte fizikisht i rrezikshem. T'i vendosesh nje femije, barren e zevendesimit me dike tjeter qe ka vdekur me pare, do te ishte shume e rende per te", tha ajo. Teknika e klonimit u perdor per here te pare, ne rastin e deles Dolly, ne vitin 1996.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›