E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kuzhina shqiptare, konkurron me ate italiane"

Ajo ka qene ne Tirane dhe Durres, ndodhet ne Shqiperi prej pak me shume se 10 ditesh dhe nje nga fjalet qe ka mesuar me mire ne gjuhen tone, eshte padyshim "perime". Jo me kot, pasi zarzavatet jane ushqimi i preferuar i saj. Eshte pedagoge e te Ushqyerit ne UET, vjen nga Italia, ku eshte gjithashtu pedagoge dhe thote se i ka shijuar shume pjatat tradicionale shqiptare. Margherita Oggiano, qe jeton ne Treviso dhe jep mesim ne universitetin e kesaj zone si docente, e ve theksin te origjinaliteti, por nje gje qe sipas saj, duhet te ndryshoje sa me pare, eshte sherbimi. Gati-gati eshte skandalizuar, teksa ka pare ne nje nga restorantet e kryeqytetit ku kishte drekuar, nje kamerier qe ngrinte gotat nga tavolina, duke futur gishtat ne to. Krejt ne kundershtim me mentalitetin qe rendom rendon mbi Shqiperine dhe shqiptaret, Oggiano thote se eshte ndier shume mire ketu dhe se gati-gati i vjen keq qe do te largohet pas pak ditesh. Ne interviste e meposhtme, pedagogia ve theksin te rregullat qe operatoret turistike duhet te pervetesojne, ne kuader te nje strategjie te suksesshme turistike. Padyshim, nje prej ketyre rregullave eshte gastronomia. "Me ka pelqyer pa mase mishi i qengjit, fergesa, rakia, supa me perime etj. Mos mendoni se kur dal nga Italia, une ha pica e makarona", pohon ajo.

Cfare u keni mesuar studenteve shqiptare, ne keto dite te qendrimit tuaj ne Shqiperi?

U kam dhene atyre instruksionet baze te ushqimit, qe jane elemente te dobishem dhe te domosdoshem per kedo qe kerkon te merret me nje aktivitet turistik. Mbarova plot 45 ore mesimore me kursin e pare per lenden e Ushqimit. Sot (dje) bera provimin, uroj te kene dale sa me mire, sepse studentet dukeshin shume kurioze dhe te interesuar, benin vazhdimisht pyetje dhe ndiqnin leksionet. Shpresoj vetem qe t'u kem dhene njohuri te reja qe do t'u hyjne ne pune.

Ju per cfare keni studiuar?

Une kam studiuarper shkenca te te ushqyerit, qe ne Itali eshte dege me vete, e precizuar ne deget e Hoteleri-Turizmit. Une vij nga Treviso dhe u kam ofruar studenteve te njejtin program qe perdorin studentet ne Itali.

Eshte hera e pare qe vini ne Shqiperi?

Po, eshte hera e pare, por ndihem shume mire, sepse njerezit ketu me kane pritur shume ngrohte. Ata jane te dashur dhe vertet qe ndihem si ne shtepi, ne Itali. Gati-gati me vjen keq qe do te largohem.

C'mendoni per kulturen e gatimit ne vendin tone? A keni provuar gatime tradicionale?

Duhet te them se nga pikepamja ushqimore, keni shume elemente interesante, permes se cileve mund te arrihen shume gjera, sa i perket turizmit. Keni elementet baze te nje kuzhine te pasur dhe karakteristike, sic eshte mishi, peshku, djathi dhe perimet, qe padyshim iu pelqejne shume turisteve kur vijne ketu. Kur kam ngrene ne restorantet ketu, kam porositur vetem pjata tipike shqiptare. Me pelqeu shume fergesa, mishi i qengjit, byreku, musakaja etj. Duhet te them se nuk kam provuar ende embelsira, por me pelqejne shume lloje djatherash dhe pjatat, qe pergatiten me kete lloj produkti. Keni edhe nje pije alkoolike qe quhet raki, qe gjithashtu e kam provuar. Po te flas si nje italiane, si nje turiste qe vjen per te vizituar vendin, eshte e rendesishme qe operatoret turistike te kuptojne se te huajt nuk vijne ketu per te ngrene pica e makarona, por per te provuar specialitetet tuaja ne gastronomi dhe normalisht per te njohur kete shtet. Kjo nuk eshte vetem pershtypja ime, por e te gjithe kolegeve dhe miqve te mi qe udhetojne e qe kane ardhur edhe ketu ne Shqiperi. Duhet te keni parasysh dicka: qe turistet italiane p.sh., nuk vijne ketu per te ngrene makarona apo pica. Une per veten time, nuk ha as makarona e as pica gjekundi, jashte Italise.

Sipas asaj qe keni pare deri tani, cfare karakteristikash ka kuzhina jone?

Kam vene re se perdorni shume zarzavatet, sidomos ato te egrat, nga fshati. Kjo dhe menyra sesi ato pergatiten, eshte nje gje qe e vleresoj shume. Kur vij ketu ne mengjes, shoh njerez qe shesin poshte godines, ne rruge, perime te fresketa, nga fshati.

Po thoni vetem ato qe ju kane pelqyer deri tani. Na tregoni se cfare nuk ju ka pelqyer?

Nuk e them per t'ju mburrur, por nuk kam gjetur ende asgje qe nuk me ka pelqyer. Te gjitha ato qe kam ngrene, sidomos mishi, qe e kam konsumuar me shumice, me ka shijuar shume.

Kjo do te thote qe kuzhina shqiptare eshte e mire dhe krahasohet me ate italiane, qe ju e njihni mire?

Eshte shume e mire. Mund te shprehem se konkurron me kuzhinen italiane. Une kam provuar edhe supen me perime, qe ju e perdorni si pjate te pare. Ishte vertet per t'u vleresuar. I dua shume perimet, sidomos ato ne zgare, qe une personalisht i perdor shume. Me vemendje te vecante, kam vene re edhe menyren e servirjes neper restorantet ku kam qene.

A ka dicka qe duhet permiresuar neper restorantet shqiptare?

Padyshim qe po. Sherbimi eshte nje nder gjerat e para qe mbahet ne leksionet me studentet. Me beri pershtypje ne nje restorant ku ishim per te ngrene, ketu ne kryeqytet, qe ndersa kamerieri po ngrinte tavolinen, pasi ne mbaruam ushqimin, e kapi goten nga siper, duke futur gishtat ne te. E para, ai nuk duhet te veproje keshtu, sepse ekziston mundesia qe te marre infeksione te dikujt qe ka konsumuar pije me kete gote; e dyta, nuk ka siguri se ai do t'i laje mire duart, para se te servire ushqimin e radhes. Ne kete kontekst, e gjej me vend te theksoj se nje veprim i tille, ka pasoja sa higjienike, aq edhe estetike. Shqiperia ka shume nevoje qe te permiresohet nga pikepamja profesionale ne turizem.

Kur mendoni se do te ndryshoje kjo gjendje?

Nuk do dija te thoja nje date, por me siguri kur te dalin ne pune studentet e ketij universiteti, qe marrin baza evropiane ne fushen e turizmit. Ky eshte nje territor qe ofron shume, duhet vetem qe te kujdeseni sa me shume per turistet, ne menyre qe ata te jene te terhequr nga vendi juaj. Une kam vizatuar shume vende ne Evrope dhe me ka rene ne sy, qe ne krahasim me Shqiperine, kane shume kujdes per ambientin. Nga vendet e bllokut ish-komunizmit, kam vizituar Pragen ne Ceki, qe dukej se ishte nje qytet shume i mirembajtur. Ju keni nevoje per shume pune qe te terhiqen turistet, nga te gjitha aspektet. Ky eshte sekreti qe godet turistet.

Deri tani, cfare keni vizituar ne vendin tone? Keni dale jashte Tiranes?

Kam qene ne Kalane e Petreles, ne Dajt me teleferik, ne Kruje, ku vizitova Muzeun dhe pazarin, qe ishin me te vertete interesante. Pashe sistemin tuaj te dikurshem te jetes ne Shqiperi, veshjet karakteristike etj. Isha gjithashtu pergjate vijes bregdetare te Durresit, ku hengra peshk. Kaq, mendoj qe heres tjeter qe do vij ketu, te kem mundesi te shoh me shume vende.

Po ne zonen ku jetoni ju ne Itali, cila eshte pika me e forte, nga pikepamja turistike?

Qyteti ku une jetoj eshte sigurisht shume i paster dhe i rregullt, ka lule, ndersa sa i perket gatimeve, cdo rajon i ben reklame gatimeve tradicionale. Ne Veneto, nga vij une, kemi disa gatime me barishte, tip radhiqesh, qe gatuhet ne shume menyra. Kemi gjithashtu bakala, qe eshte lloj peshku.

Bisedoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›