E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët 2-ditësh dallojnë muzikën dhe stonaturat



Mjaftojnë dy ditë jetë që fëmijët të dallojnë gjuhën muzikore dhe kapin “stonaturat”, çka do të thotë se ekzistoka në trurin tonë një specializim muzikor, i aftë të njohë muzikën dhe shtrembërimet. Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Milanos, muzika është e “shkruar” në trurin e njeriut. Për të provuar këtë, janë monitoruar 18 të porsalindur, të cilët i janë nënshtruar rezonancës magnetike, teksa dëgjonin muzikë. Sipas studiuesve, reagimet e fëmijëve ndaj këtij eksperimenti janë të njëjta me ato të të rriturve. Gjatë stimulimit muzikor aktivizohet zona krejt të përcaktuara në hemisferën e djathtë të trurit, ashtu si edhe tek të rriturit dhe regjistrohen reagime cerebrale, në momentin kur në mes të muzikës është ndërhyrë me disonanca, apo pasazhe me tonalitete të ndryshme. Ky kërkim është botuar në revistën shkencore PNAS (Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›