Muzika mban stresin nën kontroll
Sa herë jeni rënqethur kur keni dëgjuar ndonjë këngë? Sipas shkencëtarëve, një krijim muzikor, i lidhur ndoshta me ndonjë kujtim të bukur, ka aftësinë të aktivizojë qendrat cerebrale të kënaqësisë, aty ku neurotrasmetuesit modulojnë sekrecionin e serotiminës, dopaminës dhe noradrenalinës. Siç është provuar në Universitetin Mesdhetar të Marsejës, muzika ka një ndikim pozitiv mbi cortisol-in, hormonin e stresit. Shkencëtarët bënë kërkime mbi 24 studentë, të cilët iu nënshtruan disa testeve shumë të lodhshme. Ata që gjatë këtij kërkimi dëgjonin muzikë, arrinin që të mbanin ankthin dhe nivelin e cortisol-it nën kontroll, ndryshe nga ata që iu nënshtruan testit në qetësi.