Vllaznia kërkon 3 pikët FSHF, vendimin e faljes
Shkodranët kanë kërkuar dje zyrtarisht tri pikët në tavolinë, për takimin e zhvilluar në Peqin ditën e mërkurë përfunduar në barazim 0-0. Sipas tyre gabimi teknik i drejtuesve të ekipit peqinas në aktivizimin e Mustafarajt, lojtar ky i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës dhe i konfirmuar i njëjti vendim nga Apeli, përbën një gabim flagrant. Ndaj dje në zyrat e Federatës kanë qenë drejtues të klubit kuqeblu, të cilët mësohet se kanë dorëzuar një reklamim të kësaj çështjeje në zyrat e Komisionit të Disiplinës. Ndërkohë nga ana tjetër, FSHF ka publikuar dje edhe vendimin e KE-së mbi faljen e Erjon Mustafajt. Vendimi është i datës 4 mars dhe nuk është firmosur vetëm nga Mehdi Bushati, Kreshnik çipi dhe Tahir Kastrati. Ky rezulton të jetë edhe vendimi i fundit i marrë nga Komiteti Ekzekutiv në largim.