Mesuesit Shpërblimet do të shkojnë në ndihmë të zonave të përmbytura
08/12/2010 Arsimtarët nuk do ti gëzohen shpërblimit për Vitin e Ri
Shpërblimet do të shkojnë në ndihmë të zonave të përmbytura
Arsimtarët do të dhurojnë shpërblimet e tyre në ndihmë të familjeve të përmbytura në veri të vendit. Në këto kushte, shpërblimi i planifikuar për tu ndarë në fund të vitit për arsimtarët nuk do të jepet më, pasi shuma e përcaktuar prej 10 mijë lekësh, e aprovuar nga qeveria, do të destinohet me "vullnetin" e tyre të plotë për banorët e përmbytura në veri të vendit. Vendimi për një masë të tillë është marrë nga Drejtoria Arsimore e kryeqytetit, e cila në një mbledhje të zhvilluar më drejtuesit e shkollave të kryeqytetit ka vendosur për kalimin e shpërblimeve drejt familjeve të vëna në rrezik nga përmbytja e ndodhur gjatë javës së shkuar. Burime shprehen për gazetën se lajmi në fjalë nuk është pritur aspak mirë nga mësuesit, pjesa më e madhe e të cilëve shprehin rezerva të mëdha në këtë drejtim. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se atyre mësuesve, për të cilët shpërblimi ka kaluar në llogaritë e tyre bankare, do tu mbahet nga rroga dhjetëmijëlekëshi i planifikuar për këtë qëllim. Por, pavarësisht kësaj, është rënë dakord që ky fond të shkojë në ndihmë të zonave të përmbytura. Po ashtu, një pjesë e mësuesve qenë dakord për të kontribuar për situatën në veri të vendit, por me një shumë simbolike në masën 3 mijë lekë të reja. Megjithatë, përveç shpërblimit të mësuesve, gjatë ditëve në vijim, në shkollat e arsimit parauniversitar do të zhvillohen fushata të caktuara sensibilizimi për mbledhjen e kontributeve që nxënësit do të duan të dërgojnë në ndihmë të këtyre familjeve. Për këtë janë udhëzuar mësuesit që të organizojnë klasat e tyre, që edhe nxënësit nëpër shkolla të ndryshme në mbarë vendin të solidarizohen për situatën e krijuar prej përmbytjeve. Solidarizimi i tyre pritet të jetë ose me kontribute modeste monetare, ose ushqime dhe veshmbathje, të cilat do të dërgohen menjëherë drejt zonave më të prekura nga fatkeqësia natyrore e shkaktuar gjatë javës së shkuar. Në ndihmë të këtyre familjeve janë vendosur edhe institucionet e arsimit të lartë në vend, të cilat tashmë kanë çelur edhe llogari bankare, ku studentët me vullnetin e tyre mund të depozitojnë ndihmë financiare për zonat e përmbytura. Vetë drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë kanë pohuar se janë të gatshëm që të mbështesin çdo nismë vullnetare për të ndihmuar të dëmtuarit nga përmbytjet në Shkodër dhe rrethe të tjera të vendit. Përveç institucioneve arsimore, nismës për tu ardhur në ndihmë familjeve të prekura do tu bashkohen edhe institucione të tjera, si dhe subjektet e biznesit, të cilat kanë nisur të japin kontributet e tyre.