E Diel, 1 Nëntor 2026

Të evakuuarit: Kthimi nëpër shtëpi, kur të marrim paratë

/* */

Gjate dites se djeshme, situata persa i perket nivelit te ujerave ka nje renie nga 10 deri ne 20 cm te tjera. Por, ndonese eshte liruar nje pjese e lagjeve te qytetit, vazhdojne te jene te permbytura pjeserisht zona e Livadheve dhe lagjet “Manush Alimani”, “Salo Halili”, “Ajasem”, “Liria”, “Bahçallek” dhe pjeserisht lagjet Shiroke e Zogaj. Aksi rrugor i unazes eshte i kalueshem per mjetet e vogla, ndersa per te kaluar nga lagjja Xhabie tek ura e Bunes, per shkak te nivelit te larte te ujit qe arrin deri ne gjysme metri, mund te kalohet vetem me mjetet e larta te transportit. Banoret e lagjeve Xhabie dhe Tophane, nisur nga ulja e ndjeshme e nivelit te ujit jane rikthyer drejt shtepive te tyre dhe kane hapur dyqanet ne ane te rrugeve, duke filluar pastrimin. Sipas disa prej shitesve te dyqaneve te lagjes Xhabie, edhe pse uji prej 2 ditesh ishte larguar nga shtepite e tyre, nuk merrnin guximin t’i hapnin, nga frika se mos uji vershonte serish ne to. Era e rende, mallra te lagura dhe te shperndara pertoke, vetrata xhami te demtuara nga presioni i ujit, kjo ka qene pamja e pare me te cilen jane ballafaquar banoret e kesaj lagjeje sapo kane mberritur tek dyqanet e tyre. Nje tjeter zone nga e cila uji eshte larguar dhe banoret po kthehen te shohin shtepite e permbytura eshte edhe lagjja “Ajasem” ne qytetin e Shkodres. Banoret ketu kane nxjerre jashte te gjitha orendite shtepiake, pasi uji ka shkaterruar gjithçka. Tashme atyre nuk u ka mbetur asgje, vetem muret e shtepise, edhe ato te plasaritura ne disa vende nga qendrimi per disa dite ne uje. Nje nga banoret e kesaj lagjeje eshte Xhelal Zuesi. “Kemi dy dite qe uji eshte larguar nga banesa dhe ne kemi ardhur per te pare se çfare mund te shpetohet. Uji na ka demtuar ate pak pasuri qe kishim, por tashme nuk kane mbetur asgje. S’kemi ku te hyjme me ate lageshtire qe ka marre muret, aq me shume qe jemi ne stinen e dimrit. E vetmja shprese e jona se ne mund te hyjme ne shtepi eshte vetem kur te marrim parate e demshperblimit dhe me ato para te nisim nga e para. Ne kete situate te veshtire eshte pothuajse e gjithe lagja e poshtme e Ajasmes”, thote Zuesi. “Ketu njerezit jane me sy e veshe nga qeveria, pasi vetem kur te jape parate qeveria ne mund t’i kthehemi jetes. Shpresojme qe verifikimi i demeve te filloje menjehere dhe me pas shteti te mos na i vonoje parate, pasi jemi familjare me femije dhe kemi mbetur rrugeve”. Nderkohe, situata ne zonen e Nenshkodres vazhdon te jete e renduar, per shkak te akseve rrugore te bllokuara. Problem mbetet aksi rrugor Shkoder-Shiroke. Kjo jo vetem per shkak te nivelit te larte te ujit ne disa segmente te kesaj rruge, por edhe se rruga ka pesuar çarje ne tre vende nga presioni i ujit pak dite me pare. Edhe fshati Obot vazhdon te jete i bllokuar dhe te vetmet mjete komunikimi te banoreve te kesaj zone mbeten varkat e lundrimit. Te njejtat probleme paraqesin edhe tri komuna te tjera, te Berdices ne zonen e Trushit, si dhe komuna e Dajçit dhe e Velipojes. Per te shkuar deri aty mund te perdoren vetem mjetet e lundrimit dhe ato nga ajri, pasi niveli i ujit ne akset rrugore arrin deri ne 1.5 meter lartesi. Meta falenderon Dhomen e Tregtise

Zv. kryeministri Meta falenderoi dje kryetarin e Dhomes se Industrise dhe Tregtise se Tiranes, Nikolin Jaka, per iniciativen e ndermarre dhe per te gjithe ata sipermarres qe u solidarizuan dhe ndihmuan banoret e zonave te permbytura. Meta i pergezoi sipermarresit per shpirtin e tyre human qe treguan ne nje ngjarje te permasave te tilla.

TIRANA BANK

Tirana Bank vendosi te dhuroje 20 mije euro ne mbeshtetje te njerezve te prekur nga permbytjet e diteve te fundit, ne rajonin verior te Shkodres. Xhesti i ketij institucioni financiar vjen si reagim pas situates se veshtire, te krijuar per shkak te motit. Tirana Bank shpreh edhe nje here solidaritetin e saj me familjet ne nevoje dhe angazhimin ne shoqerine shqiptare, duke mos u kufizuar vetem tek ofrimi i sherbimeve me te mira, por edhe tek dhenia e shembullit per politikat pro-sociale. Shoqata turke, 3 maune me ndihma

Shoqata bamirese turke “Kimse Yok Mu”, e ftuar nga shoqata “Qendra Kulturore Horizontet e Reja”, (themeluar nga maturante te kolegjeve turke), ka derguar 3 maune me ushqime dhe veshmbathje me vlere 443.282 euro per familjet e demtuara nga permbytjet ne Shkoder. Per t’iu gjendur prane familjeve te permbytura, “Kimse Yok Mu” ka derguar drejtorin e emergjencave, z.Atif Ulusoy si dhe 3 mjeke vullnetare, te cilet kane vizituar dhe mjekuar femije ne lagjen Bahçallek, ndersa mesohet se eshte hapur nje llogari bankare per te vazhduar me ndihmat dhe pas terheqjes se ujit. PS: Shperndarja e ndihmave, selektive

SHKODER – “Qeveria nuk ka kapacitete per te perballuar situaten e jashtezakonshme te permbytjeve”, deklaroi dje kreu i PS-se se Shkodres, Genc Uruçi. Ai ka hedhur akuza mbi ndihmat e shperndara tek familjet. “Shperndarja e ndihmave eshte bere ne menyre selektive, bidonet e ujit jane pa etiketa, ilaçet e skaduara, ushqimet e pakontrolluara”, permendi kreu i PS-se. Sipas Uruçit, qeveria ben show me kamione dhe helikoptere, ndersa banoret po perdorin varkat me karburant qe e blejne me leket e tyre.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›