Promovohet libri "Genocidi gjysëmshekullorë në Shqipëri"

Burgu i Spaçit dhe ai në qytetin e Shkodrës do të kthehet në muze të krimeve të komunizmit. Sipas Ministrit së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi këto projekte do të ndihmojnë në mbajtjen gjallë të kujtesë kombëtare.
Këtë deklaratë ministri Bumçi e bërë gjatë promovimit të librit "Genocidi gjysmëshekullor në Shqipëri " të Tomor Alikos. Autori në këtë libër trajton, krimet ç`njerëzore të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri. Aliko liston rreth 1200 njerëz, të vrarë, zhdukur, dënuar nga diktatura komuniste.
Libri i Tomor Alikos "Genocidi gjysmëshekullor në Shqipëri" përkon me 67 vjetorin e fillimit të terrorit komunist, ditën kur u vranë 38 njerëz të pafajshëm brenda një nate në Tiranë.