Zeqaj Prefekti Hasa mori urdher per bllokimin e buxhetit
Vazhdojne serish akuzat e krereve te Bashkise Fier ndaj prefektit te ketij qarku. Kete here ishte vete kryetari i Bashkise Baftjar Zeqaj ai i cili nepermjet nje deklarate per shtyp akuzoi prefektin e Qarkut te Fierit Bujar Hasa si bllokues te miratimit te projektbuxhetit per vitin 2012 dhe kalimin e fondeve qe nevojiten per te shlyer ndihmen ekonomike per 768 familje ne nevoje. Akuzat e Zeqajt kete here kane shkuar me lart. Ai ka ngritur dyshimet se prefekti Bujar Hasaj e ka marre vendimin me urdher nga lart. Pasi priti nje jave te tere prefekti Bujar Hasa te premten mori urdhrin nga lart qe te bllokonte gjithe vendimet e marra ne mbledhjen e keshillit me 25 nentor - keshtu eshte shprehur kryebashkiaku Baftjar Zeqaj. Nderkaq ai ka shtuar se mbledhja e 25 nentorit u zhvillua me konsensusin e te dy kaheve politike dhe nuk pritej qe prefekti te mos i njihte vendimet e marra aty. Ne kete mbledhje te keshillit anetaret e majte dhe disa anetare te djathte zhvilluan mbledhjen e thirrur nga nenkryetari Sokrat Ikonomi. Aty u miratuan te gjitha pikat nga kalimi i fondit per ndihmat ekonomike deri tek miratimi i buxhetit te vitit te ardhshem. Duket se vendimi i marre nga prefekti ka risjelle klimen e dy viteve te shkuara kur Bashkia e Fierit mbeti pa buxhet per shkak te mosfunksionimit te keshillit bashkiak. Lidhur me kete problematike dy dite me pare nenkryetari i Bashkise se Fierit Florian Muca doli ne nje konference per shtyp ku akuzoi prefektin per bllokim te buxhetit. Ndersa sekretari i pergjithshem i prefektures Vasil Ndreko u shpreh se vendimi u mor pasi pjesa me e madhe e vendimeve te marra me 25 nentor nga keshilli bashkiak nuk ishin diskutuar me pare me grupet e interesit.