Paloka Per ish-kreun e PS-se duhet te vendose grupi
Partia Demokratike deshmohet realisht e tille ne raport me ambiciet presidenciale te Fatos Nanos. Pas ministrit te Bujqesise Genc Ruli eshte nenkryetari i grupit parlamentar te PD-se Edi Paloka ai qe ka dhene nje opinion te ri mbi opsionet politike qe sjell me vete kandidatura e ish-kryeministrit socialist. Nano eshte nje figure politike me pervoje por vota pro apo kunder tij mbetet nje ceshtje e vendimit politik te partise dhe e forumeve - tha Paloka ne nje prononcim televiziv. Me gjithe qendrimin institucional qe po preferohet te mbahet aktualisht nga PD-ja deri me tani nuk ka nje jo zyrtare per Nanon i cili ne ndryshim nga viti 2007 e shpalli ambicien per te kandiduar permes nje interviste televizive. Ne analogji selia roze nuk ka edhe ajo nje qendrim zyrtar mbi emrin e Fatos Nanos duke mos dale gjithsesi me nje veto ndaj kandidimit hipotetik te tij. Aktualisht ish-kreu i PS-se eshte kandidatura e pare qe hyn ne garen per president e qe duket se kesaj radhe po e aktualizon ate pa ngarkesen politike qe e shoqeroi ne vitin 2007. Per me teper qe te pakten PS-ja duket te jete me pak e prekur nga figura dhe ndikimi i tij per shkak te konsumit por edhe prioriteteve te reja te aktualitetit politik.