Rama u kujton deputeteve te PS-se se duhet te votojne kunder Leskajt
Partia Socialiste do te votoje kunder kandidatures se Presidentit Bamir Topi per kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit. Ne mbledhjen e grupit parlamentar te saj deputetet socialiste kane rene dakord me apelin e kreut Edi Rama per nje vote kunder kandidatit Bujar Leskaj i pranuar se fundmi nga demokratet dhe kryeministri Sali Berisha. Rikonfirmoj voten tone kunder kandidatures per kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit - eshte shprehur Rama i cili ka theksuar keshtu qendrimin politik te selise roze dhe opozites ne pergjithesi. Formalisht kjo eshte nje vote kunder dekretit presidencial por ne thelb ajo shkon edhe kunder vete emrit te Bujar Leskajt si i perzgjedhur per te drejtuar Kontrollin e Larte te Shtetit. Me kete procedure merr fund praktikisht edhe marreveshja e vitit 1997 qe i linte opozites postin e kreut te KLSH-se marreveshje e zbatuar deri me tani nga te dyja palet. Keshtu Mustafa Kercuku ishte nje propozim i se djathtes ne vitin 1997 teksa Robert eku ndonese me procedura te kontestuara nga te djathtet ishte nje emer qe vinte prej tyre. Ne mbledhje behet e ditur se eshte kerkuar respektim i rregullores se grupit parlamentar dhe vendimeve politike te tij nisur nga fakti se edhe ne votimin per guvernatorin e Bankes se Shqiperise vota socialiste rezultoi e padisiplinuar. Per kete arsye vota per KLSH-ne edhe pse nuk ka nevoje per mbeshtetjen e opozites eshte tregues per kohezionin e grupit parlamentar i perfshire se fundmi edhe nga debatet e brendshme socialiste. Ne vijim Rama ka bere nje vleresim edhe per komisionin e perkohshem per perzgjedhjen e kandidaturave per Avokatin e Popullit si dhe per seancen e organizuar me kete rast. Dje u mbajt degjesa publike falenderoj komisionin perzgjedhes per procesin e shume mire organizuar. Jam besimplote qe komisioni do te kryeje detyren duke vendosur nje gur themeli ne rrugen e re te perzgjedhjes se njerezve ne strukturat e larta shteterore - u shpreh Rama.