E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Malaj kundër Nanos: Kandidimi për President, i parakohshëm

I konsideruar si një nga mbështetësit e ish kreut socialist Fatos Nano, deputeti Arben Malaj ka zgjedhur një reagim zyrtar në rrjetin social Facebook për të deklaruar se çdo emër kandidati për postin e presidentit është i parakohsëm. Sipas Malaj fokusi i politikës shqiptare duhet të mbetet në reformat integruese dhe jo debatin për kreun e ri të shtetit.
Megjithatë malaj veçon kontributet pozitive të ish kreut të PS-së Fatos Nano.

“Se pari, mendoj se është akoma shpejt që politika shqiptare te devijoje fokusin per reformat ekonomike dhe integruese, ne debatin per kandidatet per presidentin e ardhshem te vendit. Eshte e qarte qe ky mome...nt ka nje rendesi te vecante per te zbutur ambjentin politik apo per ta rikthyer ate ne qendrime bllokuese apo radikale. Nga menyra se si maxhoranca dhe opozita do te zgjidhin kete problem, do te percaktohet maturia e klases politike ne teresi, duke ndikuar edhe ne zgjedhjet e 2013-es.

Se dyti. Ne vleresimin tim, intervista e Nanos nuk synonte te hapte apo nxiste nje grindje te re ne politiken shqiptare dhe aq me pak ne PS. Ne kete kendveshtrim, si dhe duke marre parasysh kohen tejet te mjaftueshme ne dispozicion, do te jete jo efektive politikisht qe te perfshihemi ne debate publike te motivuara nga parapelqimet apo hatermbetjet e se shkuares per dicka qe pret.

Se treti - Kontributet pozitive te Nanos ne kete tranzicion te veshtire jane evidente”.

Një intervistë e fudit televizve e Fatos Nanos se dëshiron të zgjidhet president dhe për ta arritur këtë objektiv po kërkon partner nga PS e PD ka ngjallur jo pak debate, si në kampin rozë edhe në atë blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›