Femijet e gazetareve ne sallen e Kuvendit per te festuar Vitin e Ri
Salla e Kuvendit në këto ditë mori një pamje të re, ku fëmijët zëvendësuan ligjvënësit shqiptarë dhe kabinetin qeveritar me prezencën e tyre në karriget e sallës parlamentare. Gazetarët, kësaj rradhe nuk ishin në këtë sallë për të ndjekur punimet parlamentare, por pikërisht për të shoqëruar fëmijët e tyre në këto ambiente.
Kjo atmosferë e re dhe krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Kuvendin erdhi si një mënyrë ndryshe e festimit të festave të fundvitit nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndërsa nga ana e tyre gazetarët nuk mund të mos u shpjegonin fëmijëve të tyre jo vetëm punën që bënin ato gjatë ditëve që zhvillohen seancat parlamentare, por dhe mënyrën sesi është e organizuar kjo sallë, mes grupeve të ndryshme parlamentare dhe kabinetit qeveritar.
Këtë vit, kryeparlamentarja zgjodhi që bashku me stafin e parlamentit të organizonin një festë të gëzueshme nën tingujt e muzikës, duke iu përshtatur moshave të vetë fëmijëve. Këngët e festave dhe këngët për fëmijë e bënë këtë ditë të veçantë për të gjithë ata që festuan në sallën e Parlamentit. Fëmijëve iu shpërndanë libra me përrallat dhe tregimet më të dashura për ta. Madje, vetë kryetarja Topalli u ul pranë tyre duke iu treguar disa përralla, që tërhoqën vëmendjen e fëmijëve. Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit, i uroi fëmijët dhe prindërit e tyre që ta kalojnë gëzuar Vitin e ri. Në fund, kurorëzimi i këtj festimi të veçantë në sallën e legjislativit shqiptar ishin dhuratat që fëmijët kaq shumë i mirëpresin në ditë festash.