E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni policor Nje kat me shume

Kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit tre zyrtarë të Bashkisë së Tiranës. Janë arrestuar 30 vjeçari, Arbit Medusa, inspektor në Inpektoriatin Ndërtimor Urbanistik, 34 vjeçari Alban Zizo, efektivi i Policisë Bashkiake, 33 vjeçari Fatos Jana. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv e aktiv dhe shpërdorim detyre. Operacioni policor “Një kat më shumë” është realizuar në sajë të bashkëpunimit të Policisë së Tiranës me Policinë Bashkiake. Kjo e fundit ka qenë edhe pikënisja e hetimit, pasi dyshonte se 3 zyrtarët e lartpërmendur merrinin rryshfete në këmbim të favoreve. Pas një hetimi disa mujor dhe aplikimi i gjërë i metodave speciale të hetimit rezulton se shtetasit e sipërcituar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kërkonin dhe merrnin shuma të ndryshme parash, që variojnë nga 80 000 deri 10 000 lekë të rinj, për të lejuar në mënyrë antiligjore, persona të ndryshëm që të kryenin ndërtime të paligjshme në Tiranë (kryesisht ndërtime pa leje në zonën e njësisë Nr.8 Tiranë). Të arrestuarit ndodhen në mjedisin e policisë së kqyeqytetit ku janë marrë në pyetje lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›