Ndërtimet pa leje, pranga 2 inspektorëve të Bashkisë së Tiranës
TIRANE-Dy zyrtarë të bashkisë së Tiranës kanë përfunduar sot në prangat e policisë së kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë bashkiake, një polic si edhe një inspektor ndërtimi pranë bashkisë së kryeqytetit janë arrestuar sot pas mesditës nga ana e strukturës kundër krimit ekonomik në policinë e kryeqytetit.
Të arrestuar janë shtetasit Alban Ziso 34 vjec punonjës i insepktoriatit ndërtimor në Bashki si dhe Ardit Metusha 30 vjec me detyrë inspektor i policisë bashkiake.
Denoncimi ka mbërritur nga drejtoria e Policise Bashkiake pas informacioneve të mbledhura në terren. Është dashur një punë intensive hetimore për dokumentimin e korrupsionit nga ana e zyrtarëve, të cilët sipas grupit hetimor ishin punonjës në bashki që prej vitit 2008.
Dy punonjësit, inspektor zonash u premtonin qytetarëve të ndërtonin në menyre te paligjshme kundrejt një pagese të caktuar dhe se fundmi kishin operuar në Njësine bashkiake 8. Materialet i kaluan prokurorisë nën akuzën e korrupsionit.
(d.b/BalkanWeb)