E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Rryshfet për ndërtimet pa leje, në pranga dy zyrtarë të bashkisë

Tiranë- Gjatë një operacioni anti-korrrupsion të policisë kanë përfunduar në pranga dy zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Njëri është inspektor i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në bashki dhe i arrestuari tjetër është punonjës i policisë bashkiake,  të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe për korrupsion pasiv.

Sipas policisë dy zyrtarët e bashkisë së kryeqytetit dyshohen se kanë marrë rryshfet, për të favorizuar ndërtime pa leje në Tiranë.

Identiteti i  tyre akoma nuk është bërë i ditur, por sipas forcave blu ato janë janë dërguar në mjediset e Policisë së Tiranës, ku janë marrë në pyetje mbi akuzat që janë ngritur ndaj tyre.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ndërtimet pa leje, Rama: Batërdi mbi pasurinë e përbashkët Tiranë- Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Berisha se rezultatet e...
  2. Aksidenti në Tiranë, në pranga 38 vjeçari Tiranë- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një...
  3. Gratë protestojnë para bashkisë për dhunën Organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave protestuan para...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›