E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fëmijët e ngujuar”, Barka pyetet në Prokurori

Ish ministri i Bujqësisë Kosta Barka është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit mbi fondet e akorduara nga ministria që ai drejtonte në periudhën janar- mars 2007. 

BERAT- Ish ministri i Punës Kosta Barka është thirrur sot në Prokurorinë e Beratit për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me cështjen e qendrës së fëmijëve të ngujuar në Polican.

Prokuroria e këtij rrethi ka shtrirë hetimet dhe në këtë ministri e cila në atë kohë drejtohej nga Kosta Barka. Mësohet se ish ministri i Bujqësisë ka qëndruar në Prokurorinë e Beratit për më shumë se 4 orë dhe është marrë në pyetje nga hetues të cështjes që po hetojnë rreth aktivitetit të Qendrës së fëmijëve të ngujuar në Polican.

Barka është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit mbi fondet e akorduara nga ministria që ai drejtonte në periudhën janar- mars 2007, nga prokurori Bledar Velikaj. Sipas prokurorisë gjatë kësaj periudhe kohore kjo ministri i kishte akorduar qendrës një fond prej 3.800.000 për përballimin e shpenzimeve. Vetë Barka ishte shprehur i gatshëm se do të ndihmonte hetimet për këtë skandal nëpërmjet dëshmisë së tij në prokurori.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›