E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, burri mbyt bashkëshorten 75 vjecare

Krim ne familjen shqiptare. Nje i moshuar mbi 75 vjec ka vrarë gruan e tij në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Nga dëshmitë mësohet se grindja mes ciftit të moshuar kishte nisur që në mbrëmjen e djeshme 

TIRANE-Një krim i rëndë në familje ka tronditur kryeqytetin sot në mëngjes. Burri mbyt bashkeshorten e tij 75 vjecare. Ngjarja ndodhi në lagjen e Kombinatit sot rreth orës 6:00 të mëngjesit. Pas grindjeve pas mesnatës me gruan e tij, shtetasi Qani Sherri në mëngjes ka hedhur pas krahëve dhjetra vite të kaluara krah së shoqes, shtetases 75 vjecare, Zenepe Sherri dhe ka vendosur ti japë fund jetës së saj. I është sulur dhe duke i vënë duart në fyt e ka shtrënguar deri sa e ka lënë pajetë bashkëshorten. E sinjalizuar nga familjarët e Sherrit, Policia e Tiranës ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur bashkëshortin pranë gruas së vdekur. Shtetasit i janë vënë prangat dhe është shoqëruar në policia. Familjarët kanë dhënë dëshmitë dhe policia nga hetimet paraprake dyshon se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›