E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e rrugës në ritualin e përditshëm në rrugët e kryeqytetit

Ata janë banorët e përhershëm të rrugës. I gjen në çdo kryqëzim kryesor në kryqytet, duke lypur. Megjithëse qëndrojnë aty në çdo orë të ditës, duket sikur për ta nuk shqetësohet askush. Pa e kuptuar aspak rëndësinë e punës, ata zgjasin dorën për disa qindarka pa të cilat e kanë të pamundur bukën e përditshme. Këta janë fëmijët e rrugës. Për ta nuk shqetësohet askush, megjithëse ka patur deklarata e ligje për mbrotjen e të drejtave të të miturve. Në diell e në shi ata janë përsëri aty, duke rrezikuar dhe jetën. Në njërën anë është papërgjegjshmëria e prindërve, e nga ana tjetër dora e shtetit që pothuajse nuk ekziston. 10 vjeçarja Sila bashkë me vëllain e saj më të vogël nuk shkojnë në shkollë dhe lypin çdo ditë.
Por përveç fëmijëve, lypësit e përhershëm janë dhe të rriturit. Me beben 1 vjeçare në dorë, një prej tyre na tregon dhe vështirësitë me të cilat përballen.
Në çdo semafor ata trokasin në xhamat e makinave, si mysafirë të padëshiruar. Poema e mjerimit e Migjenit,e shkruar rreth 1 shekull më parë ende jeton në realitetin shqiptar, që çdo ditë përballet me probleme sociale serioze, ende në pazgjidhshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›