Vjosa përmbyt 70 hekatrë tokë

Rreth 20 familje në fshatin Varibove dhe Kashisht të Fierit kanë mbetur pa tokë. Me shumë së 70 hektarë janë përpirë nga ujërat e Vjosës, gjate përmbytjeve të fundit. Në ketë situatë, kur mungon çdo prite mbrojtëse banoret, japin alarmin se edhe banesat e tyre rrezikohen nga vërshimet e Vjosës. Por krerët e bordit të kullimit edhe pse janë njohur nga afër me situatën në këtë zonë, nuk japin shpresa për të zgjidhur problemin e banoreve. Specialistët pohuan se projekti për ndërtimin e pritave mbrojtëse në Vjosë është gati, por nuk ka buxhet për këtë investim. Në mungese të buxhetit për këtë situate emergjente në komunën e Çakranit, Drejtoria e Bordit të Kullimit vendosi që fondin e akorduar për zonën e Semanit, një shume prej 30 milion lekesh, t'ia kalojë zonave të rrezikura nga Vjosa. Por as kjo shume nuk është e mjaftueshme pasi për ndërtimin e pritave mbrojtëse nga vërshimi i Vjosës duhet trefishi i parave.
Shpërndaje