Femijet e shkathet, "ne liste" per kriminele
Sonila Isaku
Femijet e shkathet jane te "predispozuar per t'u kthyer" ne kriminele kur te rriten. Studimet e ketyre viteve te fundit tregojne se kjo kategori femijesh eshte e para qe mund te perfshihet ne kete rreth, madje dhe shenjat e para i japin qe ne vitet e para te jetes, ndonese kjo semundje eshte e lindur. Sipas mjekeve neurologe, nder shenjat kryesore eshte pavemendshmeria e tyre, nuk kane durim, si dhe nuk mund te kryejne detyrat qe iu lene. Ne vendin tone kjo lloj semundjeje nervore eshte shume pak e njohur, por ajo qe mjeket theksojne eshte se kurimi dhe trajtimi i femijeve duhet te behet qe ne momentet e para. "Nje numer i madh femijesh, te cilet braktisin shkollen, kane keto probleme dhe mund te vazhdojne ne pjesen tjeter te jetes me ata qe ne i shohim si elemente kriminale, apo edhe kontingjent i burgjeve", thekson mjeku psikiater Arjel Como. Sipas tij, eshte e rendesishme qe kurimi te behet qe ne castet e para kur prinderit verejne se femija i tyre ka te gjitha keto veti. "Per te mos i bere keta femije kriminele, keshillojme qe kurimi i tyre te behet ne momentet e para, dhe prinderit te mos e shohin viziten te specialisti si dicka negative", keshillon mjeku psikiater, Ariel Como.
Lenia pas dore e ketyre femijeve si ne familje ashtu edhe ne shoqeri eshte e demshme. "Nga jeta e perditshme eshte vene re se 5 ne 100 mije femije jane shume energjike, por qe kete energji e shoqerojne me nje pavemendshmeri, nuk kane durim", vazhdon Como. Sipas tij, kjo per mjeket eshte shqetesuese, per vete faktin se jane shenjat e nje semundjeje te lehte psikologjike, semundje e lindur, por qe shfaqet ne vitet e para te jetes se femijes. Kjo semundje shfaqet ne vitet e para te jetes, kur femija behet i ndergjegjshem per veprimet qe kryen, por ne te vertete eshte e lindur. Reagimet e ketyre femijeve jane shume te shpejta, me te levizur se femijet e tjere dhe shume me te rremujshem. Sipas mjekeve, kjo ndodh per vete faktin se jane te pavemendshem ne ate qe kryejne. Nderkohe qe lenia e gjerave pergjysme eshte si shkak i humbjes se durimit. Kurse semundjet qe prekin trurin, sistemin nervor dhe gjithe organizimin pengojne ne zhvillimin e rregullt e te plote te psikikes e te intelektit te femijes.
Femijet me te rrezikuarit
Gjate viteve te fundit eshte vene re nje rritje e problemeve shendetesore te femijet. Si nga studimet e kryera ashtu edhe nga jeta e perditshme e mjekeve, rezulton se nje pjese e femijeve kane probleme, te cilat ose jane te lindura, ose shkaktohen nga kushtet ku jetojne. Keshtu, pervec rasteve te tilla ku femijet kane probleme nervore dhe shfaqin paqendrueshmeri, ka edhe raste kur semundja shkaktohet nga rrethana te ndryshme. Keshtu, nga studimi me i fundit i kryer nga Instituti i Shendetit Publik ka rezultuar se nje pjese e femijeve rrezikojne shikimin, per shkak te ndricimit ne shkolla. Sipas ketij studimi, institucionet arsimore nuk kane cilesine e duhur te ndricimit, ose ne mungese te dritave femijet studiojne me qiri, apo ndricues, te cilet s'japin sasine e duhur te drites.