Kontrollet ne kufi, kapet dezertori
Gjirokaster - Nje 27-vjecar, nga fshati Muher, i rrethit te Dibres, eshte ndaluar nga policia kufitare e Pikes se Kakavijes, pasi figuronte i denuar nga drejtesia shqiptare me 6 muaj heqje lirie, per vepren penale te dezertimit nga ushtria. Blerim Meziu
eshte kapur rreth ores 06:30 te mengjesit te djeshem, dhe eshte shoqeruar per ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Gjirokastres. Sipas burimeve nga vendkalimi kufitar, Meziu po kthehej nga Greqia dhe gjate kryerjes se procedurave ligjore per te hyre ne Shqiperi, ka rezultuar person ne kerkim nga sistemin "TIMS". I njejti burim ka pohuar se, 27-vjecari, 8 muaj me pare ishte denuar nga Gjykata Ushtarake Tirane. I denuari i eshte dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, per te shlyer borxhin me drejtesine shqiptare.