E Shtunë, 31 Tetor 2026

QTU, supermarketi modern i Fierit

Nje qender e re tregtare eshte ngritur dje ne qytetin e Fierit qe do te mbaje emrin "Univers". Filiali i QTU-se eshte vendosur prane rrethrrotullimit, ku fillon rruga per ne Vlore. "Kete qender tregtare ne duam qe ta kthejme ne nje stacion te rendesishem per gjithe Jugun e Shqiperise, tha ne fjalen e tij perfaqesuesi i QTU-se. Ne kete qender tregtare ka siperfaqe te bollshme per bizneset sic jane firma elektronike, apo ai i rrjetit te supermarketeve "Euromax", qe vjen menjehere pas atyre te Tiranes". Ambiciet e drejtuesve te filialit te ri jane vertet te medha: ta cojne numrin e vizitoreve ne 1,2 milione ne vit. "Ketij qellimi, thane perfaqesuesit e QTU-se, i sherben rrjeti i gjere i dyqaneve per tregti dhe sherbime brenda ambienteve tona". Qindra qytetare te Fierit dhe disa te ardhur nga Vlora kane pasur rastin dje te vizitojne per here te pare pavijonet e qendres se re tregtare, ku kane ekspozuar prodhimet e tyre firma nder me te njohurat, ndersa fluksi i konsumatoreve nuk ka reshtur deri ne oret e vona te mbremjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›