Transplantimi i veshkave, pas prillit ne QSUT
Transplantimi i pare i veshkes ne Shqiperi ne spitalet shteterore pritet qe te kryhet ne tremujorin e dyte te vitit 2008. Nderkohe qe ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" jane duke u kryer punimet si ne sallat e operacioneve, ashtu edhe ne sjelljen e aparaturave nga vendi fqinj. Ne te njejten kohe po punohet edhe per pergatitjen e mjekeve, te cilet do te asistojne ne operacionet qe do te kryhen ne janar ne Itali. "Me perfundimin e punimeve, ekipi i mjekeve italiane dhe ata shqiptare te trajnuar do te vulosin ne fund te janarit daten e fillimi te transplantimeve ne QSUT", deklaroi dje shefi i nefrologjise, Nestor Thereska. Sipas tij, ka filluar edhe perzgjedhja e pacienteve, te cilet do te kene donatore vetem te afermit e tyre dhe kjo per vete faktin se ligji shqiptar nuk lejon menyra te tjera te sigurimit te organeve. Ne baze te marreveshjes me INTERREG 3, dy djem dhe nje vajze do te jene personat qe perfitojne transplantim te veshkave ne janar ne shtetin fqinje, Itali. Te rinjte qe do te kryejne kete operacion jane nga qytete te ndryshme te Shqiperise dhe pikerisht nga Durresi, Kavaja dhe Peshkopia. Ndersa donatore do te kene te afermit e tyre dhe kryesisht prinderit e tyre. "Ne baze te marreveshjes se nenshkruar, pacientet se bashku me familjaret, te cilet do te bejne dhurimin, kane shkuar ne Itali per te bere trajtimin para transplantimit. Nderkohe qe nderhyrjes do t'i nenshtrohen ne muajin e pare te 2008", eshte shprehur shefi i nefrologjise, Nestor Thereska.
Transplantimi i pare ne spital privat
E ndersa Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" prej me shume se nje viti eshte duke u pergatitur per kryerjen e transplantimit te veshkave, ky transplantim per here te pare u realizua ne spitale private. Kane qene mjeke te huaj, por edhe shqiptare, te cilet kane bere te mundur transplantimin e veshkave te dy te rinjve, te cilet nuk kishin asnje shpetim per jeten. Nderkohe qe ky spital do te vazhdoje te kryeje edhe 11 transplantime te tjera te veshkes, ne baze te nje marreveshjeje qe Ministria e Shendetesise ka nenshkruar me spitalet e Turqise. Keta paciente do te perfitojne rimbursim te sherbimit qe do te kryejne nga shteti, kurse kryerja e nje nderhyrjeje te tille kirurgjikale ne spitalet private ne vend kushtin rreth 15 mije euro.