E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Femijet e tij", merr 20 vjet burg

Tirane- Gjykata e Tiranes denoi dje me 20 vjet burg, drejtuesin e qendres "Femijet e tij", David Braun. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, e deklaroi fajtor anglezin per vepren penale te "marredhenieve homoseksuale me te mitur". Togat e zeza vendosen qe pas mbarimit te denimit ne nje burg te sigurise se larte, Braun duhet te debohet nga vendi yne. I pandehuri Braun akuzohen nga prokuroria per abuzime me femije te mitur ne qendren ku ai drejtonte. 57 vjecari pretendonte se kishte ardhur ne vendin tone per te ndihmuar femijet te cilet nuk kishin kushte ekonomike. Ashtu si edhe ne fazen hetimore, por edhe gjate gjykimit te tij David Braun, ka deklaruar se nuk ka abuzuar me femijet ashtu sic pretendonte akuza. Sipas te pandehurit ai eshte impotent dhe ka qene nje baba per ta. Ketij te fundit i eshte kryer nje ekspertize nga e cila ka rezultuar se ai nuk ishte impotent, ashtu edhe sic pretendonte, por vuante nga hepatiti B. Kjo semundje nuk e pengonte te pandehurin qe te kryente marredhenie seksuale apo homoseksuale. Nga ana tjeter 57vjecari Braun ka deklaruar gjate seancave gjyqesore se ai eshte perkujdesur per femijet, si dhe ka qene ai qe i kishte cuar te mjeku ku i kishte ekzaminuar. Nga hetimet e kryera nga prokuroria eshte provuar dhe faktuar me ekspertize se i pandehuri ka kryer marredhenie me femijet Denis A. dhe Anton Q., deshmi keto te dhena edhe para trupit gjykues ne gjykate. Ne deshmite e femijeve te dhunuar, te realizuar me videokonference ne gjykate, ata kane thene se "babai", sic e therrisnin David Braun, i detyronte te benin akte te turpshme. Nga ekspertizat mjeko-ligjore eshte zbuluar se disa femije jane dhunuar seksualisht dhe jane te moshes nga 6 deri ne 12 vjec. Mesohet se i pandehuri ka perdorur metoda nga me te ndryshmet per te abuzuar me femijet, e deri te kercenimet. Vete femijet e abuzuar te cilet kane qene edhe deshmitare kyc te ketij procesi, kane deklaruar se i pandehuri gjate momenteve te abuzimit i kishte lidhur dhe iu kishte mbyllur gojen qe te mos ulerinin. Dy abuzime kane qene te faktuara nga prokuroria per te pandehurin, pikerisht behet fjale per femijet Anton Q. Dhe Denis A. Per te cilat mbrojtja ka pretenduar se ata kishin probleme me kujtesen dhe nuk mund te konsiderohen si deshmi. Paralelisht me procesin Braun, ne Gjykate te Tiranes eshte duke u zhvilluar nje tjeter proces gjyqesor, ku te pandehur jane Dino Kristodulu dhe Robin Arnold. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›