Burgjet, 900 persona mbi kapacitet
Tirane- Burgjet e vendit tone jane te mbipopulluara ne krahasim me kapacitetin e tyre normal. Shifra e mbipopullimit ka arritur ne 900 persona, ndersa ne keto institucione gjenden 4666 persona te privuar nga liria. Te gjithe keto te dhena i ka publikuar Komiteti Shqiptar i Helsinkit, te cilat mesohet te jene marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Por kete KSHH-it ne bashkepunim edhe me perfaqesues te Agjencise Holandeze te Institucioneve te Korrektimit (AHIK) ia kane paraqitur problemin e tyre perfaqesuesve me te larte shtetit dhe te institucioneve shqiptare si: Presidentit te Republikes, Bamir Topi, kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministrit Sali Berisha, Ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, Prokurores se Pergjithshme, Ina Rames dhe Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, Gazmend Dibra. Sipas KSHH-se disa seksione ne burgje kane dyfishin e kapacitetit krahasuar me mundesite dhe me infrastrukturen e tyre te amortizuar. Kjo situate cenon rende te drejtat e personave te privuar nga liria dhe nuk mundeson trajtimin e tyre sipas standardeve te percaktuara ne ligjet shqiptare. Per te zgjidhur keto probleme te mbipopullimit KSH-ja dhe AHK kane bere edhe disa rekomandime. Sipas tyre eshte e nevojshme qe aktore te ndryshem si: perfaqesues te sistemit gjyqesor, te konferences gjyqesore, perfaqesues te Ministrise se Drejtesise, Zyra e Prokurores se Pergjithshme dhe DPB-ja te diskutojne dhe te hartojne nje strategji gjithe perfshirese per zbutjen e mbipopullimit. Per te evituar kete mbipopullim sipas komitetit shqiptar te Helsinkit duhet pare numri i te denuarve, rrezikshmeria e tyre, denimet e vuajtura, denimet e mbetura, te dhenat sociale per te denuarit. Kjo gje do te sillte edhe ne mundesine e ndonje amnistie ose faljes se denimeve, per kategori te caktuara te te denuarve ose vepra penale qe nuk paraqesin rrezikshmeri shoqerore te theksuar. Nje tjeter zgjidhje do te ishte edhe zbatimi i denimeve alternative, kur ekzistojne kushtet e percaktuara ne Kodin Penal do te ishin te rekomandueshme. "Kuvendi i RSH-se duhet te miratoje sa me shpejt ndryshimet e dispozitave perkatese te Kodit Penal dhe te ligjit "Per ekzekutimin e vendimeve penale" dhe ligjin "Per sherbimin e proves" me qellim qe te zbatohen me mire denimet alternative te denimit me burgim", theksonte Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ne fund eshte rekomanduar qe prokuroria te ndjeke nje politike te zbatimit te masave te sigurimit ne perputhje me rrezikshmerine e vepres dhe te personit, te zbatohet masa e arrestit si nje mase e domosdoshme per vepra/ persona me rrezikshmeri te theksuar shoqerore. "Hetimet paraprake te shpejta, te plota, zbatimi i gjykimeve te drejtperdrejta dhe te shkurtuara, zbatimi i uljes se denimeve dhe lirimi para kohe me kusht, kur ekzistojne kushtet e percaktuara ne ligj, jane nje mjet efektiv per uljen e mbipopullimit, per rritjen e shpejtesise se procedimit dhe humanizmit te tij", perfundon KSHH-it.
R.Caushaj
R.Caushaj