E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro: Po punojme per ndryshimin e Kodit te Punes

Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Anastas Duro u takua dje me nje perfaqesi te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, kryesuar nga krye sindikalisti Gezim Kalaja. Duro theksoi se institucioni qe ai drejton e konsideron detyrim ligjor, ndermjetesimin e dialogut social ne vend dhe e vleresoi si shume te rendesishem kontributin qe japin organizatat sindikale ne kete drejtim. "Ne jemi te angazhuar te forcojme bashkepunimin dhe mirepresim cdo kerkese, propozim apo sugjerim per te permiresuar situaten dhe punen tone", tha ministri. Ai e vleresoi te drejte kerkesen e sindikalisteve, por edhe partnereve te tjere sociale, per hartimin dhe nenshkrimin e nje marreveshjeje tripaleshe, e cila do t'i hapte rrugen forcimit te dialogut social ne vend. Duke u ndalur ne procesin e permiresimit te bazes ligjore ne fushen e tregut dhe marredhenieve te punes, te filluar tashme nga Ministria dhe strukturat e saj. Ministri Duro beri me dije se tashme ka filluar puna per hartimin e ligjit "Per sigurine dhe Shendetin ne Pune" si dhe rishikimin e Kodit te Punes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›