E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte le ne burg Ben Qimen

Tirane- Gjykata e Larte la dje ne fuqi vendimin e dhene nga dy shkallet e tjera te gjyqesorit per Arben Isufaj (Ben Qimja), i akuzuar per vrasjen e shtetasit Pirro Kociu ne vitin 2002 ne Tirane. I pandehuri Isufaj, ka apeluar vendimin e gjykatave, duke pretenduar se nuk eshte ai autori i krimit, nderkohe qe organi i akuzes ka provuar te kunderten me provat qe dispononte. Pasi ka degjuar pretendimet e paleve, Gjykata e Larte caktoi ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg" per Arben Isufaj. Prokuroria nisi hetimet pasi familjaret e viktimes kishin prova se i pandehuri Isufaj, ishte ekzekutori i Kociut, fakt qe e provonin nepermjet nje analize ADN-je bere armes se krimit privatisht ne Londer. Arma e krimit i eshte nenshtruar kesaj analize edhe per llogari te drejtesise shqiptare ne Londer dhe rezultati ishte i njejte, me ate arme kishte qelluar Arben Isufaj. Kjo prove u kundershtua nga i pandehuri dhe avokati i tij, nderkohe qe gjykata vendosi dje, qe Isufaj te qendroje ne burg deri ne zbardhje te plote te hetimeve. Ekspertiza u pretendua se ishte e falsifikuar, per gabime te cilat ishin bere me daten e nisjen dhe daten e mberritjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›