E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët emigrantë mes shqipes dhe greqishtes (VIDEO)

femijet

Marina është vetëm një nga 1500 femijët që kanë ardhur në Shqipëri pas emigracionit disavjeçar në Greqi apo Itali. Lindur dhe rritur ne Athinë ajo po përballet për herë të parë me një tjetër realitet, atë të shkollës shqiptare.

Ka vështirësi jo vetëm në të folur, por edhe në të shkruar. Edhe pse është në klasë të gjashtë, 11-vjeçarja tani po mëson të shkruajë shqipen.

Anxhi është një tjetër bashkëmoshatare e saj, që na tregon se ka vështirësi jo vetem me gjuhën, por edhe me lëndët mësimore. Programi shqiptar dhe mësimdhënia ndryshon tërësisht nga ajo greke. Mësuesja e gjuhes pohon se me këta fëmijë po punohet me orë shtesë.

Nxënësit e ciklit të ulët kanë edhe më shumë vështirësi, e për këtë arsye mësuesit u bëjnë këtë apel prindërve. Vetem në Tiranë ka 300 fëmijë që jane kthyer nga emigracioni së bashku me familjet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›