Vdekja e 7- vjeçares, pushohet nga puna mjeku, i dha glukozë të sëmurës me diabet
Ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar pushimin nga puna të mjekut pediatër Rasim Lusha, i cili ka qenë roje mbrëmjen kur në spital është paraqitur vogëlushja 7-vjeçare, Arsela Vldi, e cila humbi jetën 2 ditë më parë.
Pas shkarkimit nga detyra të dy shefave të shërbimit të spitalit të Durrësit, mjeku Rasim Lusha është personi i tretë i cili nga hetimet paraprake rezulton përgjigjës për vdekjen e Arsela Vladit.
Sipas Drejtorit të Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero, mjeku Rasim Lusha është sjellë në mënyre jo profesionale dhe pa kryer asnjë analizë i ka dhënë vogëlushes glukozë, fakt ky që mendohet se ka rënduar situatën shëndetësore.
Sipas Piperos, i takon Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimin e çështjes dhe të gjithë personat e implikuar të dalin para drejtësisë.