Fëmijët jetimë, marshim paqësor në Tiranë
TIRANË- Fëmijë jetimë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të veshur me bluza dhe kapele të bardha, u mblodhën sot në një marshim në rrugën pedonale "Murat Toptani", ku është vendosur së fundmi dhe një ekspozitë fotografike mbi 97 vjetorin e strehës së parë vorfnore.
Ky aktivitet sensibilizues, për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve me mungesë prindërore, u organizua nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë me mbështetjen e Zonjës së Parë, Odeta Nishani.
Nën sloganin “Duam dashuri jetëgjatë, jo vetëm për fushatë”, para qytetarëve dhe të pranishmëve në këtë aktivitet, parakaluan rreth 200 fëmijë nga institucione dhe qendra rezidenciale të ndryshme në mbarë vendin. Fëmijët e moshave nga 6 deri më 14 vjeç kishin ardhur së bashku me kujdestaret e tyre nga qyetet si, Shkodra, Berati, Elbasani, Pogradeci, Saranda, Kavaja, etj.
Marrshimi paqësor i fëmijëve përfundoi në Hotel "Tirana Ineternational", ku Instituti Kombëtar i Integrimit të Fëmijëve Jetimë kishte përgatitur një ceremoni festive për ta. Nën ritmet e muzikës, fëmijët e mbledhur nga e gjithë Shqipëria, festuan dhe u argëtuan mes tyre.
(d.b/BalkanWeb)