E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli reagon pas publikimit të fotos së gjyshit të saj në Konventën e PS-së

TIRANË-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi të hënën pas publikimit të fotos së gjyshit të saj, Gjon Çoba, në punimet e Konventës së Partisë Socialiste, ditën e dielë.

Në reagimin në profilin e saj në 'Facebook', kryetarja Topalli e prezanton gjyshin e saj, ndërsa e akuzon kryetarin socialist, Edi Rama, se portretet e shenjta i prezanton përkrah 'kalbsinave të vjetra', që i vranë.

"Ky është gjyshi im; Kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet, senator në vitet 20’. Gjyshërit tanë që bënë Shqipërinë i masakroi, tentoi t’u shuante genin e ta zëvendësonte dje me “njeriun e ri”…Sot “njeriu mavi” ato portrete të shenjta i ekspozon nëpër tribuna përkrah “kalbsinave të vjetra” që i vranë e që sot kërkojnë shejtnim… Shqipëria ka vetëm një përgjigje për “njeriun mavi”, të njejtë, identik e të pandryshuar, atë që i dha të atit kur erdhi i veshur si "njeriu i ri", shprehet Topalli në reagimin e saj në FB.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›