Tragjedi ajrore në Turqi, dy të vdekur nga përplasja e balonave (VIDEO)
Turqi- Dy turistë janë vrarë dhe më shumë se 20 persona të tjerë janë plagosur pasi balona me ajër të nxehtë u përplasë në Turqi, një zyrtar lokal i tha BBC-së.
Balona goditi shportë e tjetrës dhe pastaj ra në Tokë, thanë dëshmitarët.
Aksidenti ka ndodhur në Kapadokia, vend popullor për turistët që ndjekin formacionet spektakolare.
Sipas BBC-së të paktën njëra prej viktima është raportuar të jetë një shtetase braziliane.
Agjencia e aviacionit civil të Turqisë thotë se ka nisur një hetim mbi ngjarjen dramatike.

Në vitin 2009, një turist britanik u vra dhe nëntë persona të tjerë u plagosën në një përplasje balonash.
Një turist amerikan, i cili pa aksidentin e së hënës, tha se ai ishte në bordin e një prej rreth 100 balonave që u ngritën në qiell herët në mëngjes.
“Ajo ishte ndoshta 300 m në ajër dhe ajo zbriti me shpejtësi gjithnjë drejt tokës”,-tha E Wayne Ross për ‘Associated Press’ nëpërmjet telefonit.
Pasagjerët në bord ishin kryesisht turistë nga Brazili, Argjentina dhe Spanja, sipas Abdurrahman Savas, guvernator i provincës Nevsehir, i cili vizitoi të plagosurit në spital.
Ai njoftoi se një person i dytë kishte vdekur, pasi raportet e mëparshme, thanë se një burrë brazilian ishte vrarë në incident.
Shumë nga të plagosurit u raportuan me kocka të thyera.
Aksidenti ndjek një të ngjashëm që ndodhi në muajin shkurt, kur një balonë u përfshi nga zjarri dhe u rrëzua në Egjipt, duke vrarë 19 turistë.
Dorina Bilbili/IDEA/