Fëmijët kanë nevojë për dhurime gjaku
Të sëmurët talasemikë e në veçanti fëmijët kanë nevojë për gjak, në mënyrë që të jenë në një gjendje normale shëndetësore. Medikamenti kryesor për ta mbetet gjaku, substancë që mund të përftohet lehtësisht, si në të gjitha vendet perëndimore, duke dhuruar pasivisht dhe vullnetarisht.
Dje, në Ditën Botërore të Talasemisë, aktivitetet për këtë rast u zhvendosën në Lushnjë, duke qenë se në këtë rreth ka një numër të konsiderueshëm të të prekurve nga anemia mesdhetare, ndërkohë që një pjesë e mirë e të sëmurëve janë fëmijë.
Në këtë aktivitet, kreu i Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zeneli, bëri apel për dhurimin vullnetar të gjakut.
Sakaq, ministri Vasili preu shiritin e përurimit të punimeve rikonstruktuese të bllokut spitalor të këtij qyteti, i cili mori emrin e mjekut të njohur “Ihsan çabej”.
#