E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, legjitimitet edhe te raporti i ODIHR-it

Debati i hapjes ose jo të kutive, i mbërthyer gjithsesi në alibinë e certifikimit të zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, apo edhe pas vendimit të gjykatave, ofron në vetvete një mundësi çlirimi për opozitën. Kështu, sipas përfaqësuesve të saj, një zgjidhje e argumentuar dhe legjitimuar që do të përfshinte këqyrjen e fletëve të votimit është edhe vetë raporti i OSBE-ODIHR, i cili përcakton një numërim të keq në 22 qendra numërimi nga 66 në shkallë vendi. Kështu, sipas përfaqësuesve politikë të PS, një opsion i pranueshëm do të ishte rinumërimi i atyre kutive që certifikohen nga ndërkombëtarët si të keqnumëruara. Bëhet fjalë për 1/3 e kutive në shkallë vendi, çka përligj edhe juridikisht pretendimin e opozitës. Kërkesa për hapjen e kutive mbahet kështu në këmbë edhe përmes interpretimit të dokumenteve gjykuese mbi zgjedhjet shqiptare të 28 qershorit, edhe pse duhet thënë se proceduralisht pala demokrate i ka dhënë të drejtë vetes si në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ashtu edhe në Kolegjin Zgjedhor.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›